Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e sotme që të shkarkojë nga detyra zëvendësministrin e Bujqësisë Ilir Halilaj. Nuk dihet arsyeja e kësaj lëvizjeje, dhe as pasuesi i Halilajt në postin e zëvendësministrit të Bujqësisë. Kjo lëvizje vjen pas shkarkimit të Peleshit si ministër dhe emërimin e Bledi Çuçit si Ministër Bujqësie.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M
PËR
LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Ilir Halilaj, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post