Gjykata e Fierit ka liruar sot nga burgu ish-deputetin socialist Mark Frroku.
Frroku u arrestua në vitin 2015 për fshehje pasurie, ndërtim pa leje dhe pastrim parash.
Ai u dënua nga Gjykata e Apelit me 7.5 vite burg.
Frroku u lirua duke iu ndryshuar masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitjeje”.
Që prej arrestimit të tij, ambasadori amerikan e ka konsideruar Frrokun si një nga politikanët e inkriminuar që kishin arritur të hynin në parlament.
Pak ditë më parë, në një takim me OJQ-të, Lu e përmendi sërish Frrokun, teksa theksoi rëndësinë e gazetarëve në procesin e identifikimit e personave me rekorde kriminale.
“Për dekriminalizimin, gazetarë të guximshëm ishin të gatshëm të shkruanin për Arben Ndokën, Elvis Roshin, Mark Frroku, Aqif Rakipin, Shukri Xhelilin, Koço Kokëdhimën dhe Dashamir Tahirin. Falë këtyre gazetarëve, këta nuk janë më në kuvend apo bashki. Shoqëria civile duhet të jetë krenare për gjithë këto gjëra dhe shumë të tjera. Po nuk duhet të bëheni dembelë, ka ende shumë për të bërë”, tha Lu.
(F.G/Faxweb.al)