Një nga gjyqet e rralla të ndodhura në Greqi. Bëhet fjalë për shqiptarin Nikolla Vreka i cili qendroi në burg dy vite e gjysëm me akuzën për trafikim të drogës. Sot Gjykata e Shkallës së Dytë në Patra ka nxjerrë të pafajshëm 47-vjeçarin Nikolla Vreka. Ai u dënua më 2017 me akuzën e trafikimit të 832 kg kanabis. Akuza kundër tij ishte ngritur më 2013, por u arrestua katër vite më pas në 2017 kur u ndodh për tjetër arsye në komisariatin e policisë. Por akuza kundër tij ishte mbështetur pasi ju gjeten shenjat e gishterinjëve mbi nje gotë plastike qe u gjend në portobagazh të makinës, raporton gazetari i Fax News, Shpëtim Zinxhiria.
Gjatë qendrimit në burg shqiptari botoi 5 libra në shqip dhe në greqisht. I lirë sot por hidhërimi qëndron edhe pse është jashtë hekurave.
Në një intervistë për televizionin ANT, Nikolla nga i denuar në i pafajshëm tha: “Besoj në drejtësinë greke ashtu si besoj te Zoti. Kur më arrestuan më thanë që je baron një diçka të tillë, sa mbeta i ngrirë në kangjella. Më thanë se ke bërë import hashashi aq sa u çmenda kur dëgjova. Kur më thanë “isovia”-burgim i përjetshëm sa nuk vdiqa. Në se nuk je një qenie i fortë mbytesh atje brenda”
Avokati Mihalis Mitrokalis lidhur me këtë tha se “qytetarët e këtij vendi duhet të kenë besim te drejtësia, te gjyqtarët grekë. Edhe në se bëhet një gabim e vërteta do të qëndrojë”
Shqiptari për qëndrimin në burg kërkon me të drejtën e tij zhdëmtimin ekonomik nga shteti grek për vuajtjen e padrejtë të dënimit në burgun grek.
(F.GJ/FAXWEB.AL)