”Je suis Haradinaj”, kështu shkruan Leonard Dedej, aktivisti shqiptar i lëvizjes ”Reago” në copën që mban në dorë. Ai ka shkelur me këmbë flamurin serb pikërisht para Ambasadës Franceze në Tiranë.
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u arrestua dje në darkë në aerportin e Bazelit nga autoritetet franceze. Ndërkohë që Serbia ka kërkuar ekstradimin e Haradinajt drejt vendit të saj.
Do të jetë gjykata që do të vendosë nëse Ramush Haradinaj do të ekstradohet apo jo në Serbi. (V.G/SHUPLAKA)
Discussion about this post