01:21 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lista të hapura dhe ndalim koalicionesh, zbardhet drafti i firmosur nga 29 deputetë: Ndryshoni kushtetutën

22:25 | 22/06/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deputetët i japin fund nesër karantinës, Kuvendi nxiton që të hapë tender emergjence: Na duhen maska dhe doreza

29 deputetët të Kuvendit kanë depozituar kërkesën për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, që i hap rrugë listave të hapura por edhe ndalimit të koalicioneve.

Midis 29 deputetëve që kanë firmosur nuk janë vetëm ata nga radhët e opozitës, por edhe deputetë që mbështesin hapur PS-në, si Reme Lalaj, Lefter Koka dhe Elena Xhina.

Me anë të këtij drafti, kërkohet ndryshimi i Kushtetutës, implementimi i listave të hapura dhe ndalimi i koalicioneve parazgjedhore.

Në projektligjin e paraqitur nga ana e deputetëve të opozitës parlamentare, me drejtues Edmond Stojkut, deputet i LSI-së në Kuvend, bëhet e ditur se kërkohet që të përcaktohet në Kushtetutë vendosja e listave të hapura, kufirit 5% për korrektim kombëtar dhe eleminimi i koalicioneve.

“Amendamentet parashikojnë pragun prej 5% të votave të vlefshme si kusht për përfshirjen dhe shpërndarjen e mandateve për partitë që kanë marrë pjesë në zgjedhje dhe për shkak të modelit të sistemit të propozuar, Kushtetuta duhet të parashikojë ndalimin e koalicioneve parazgjedhore”, thuhet në amendamentin e depozituar në Kuvend, shoqëruar edhe me një listë të vendeve demokratike që kanë sistemi me lista të hapura për deputetë.

Në dokument mungojnë firmat e disa prej deputetëve të djathtë si Korab Lita dhe Alban Zeneli, si dhe të Artur Roshit edhe Besnik Troplinit, të cilët hoqën dorë publikisht. Ndërkohë, në listë mungon emri i deputetes tjetër të djathtë, Rudina Hajdari, e cila ka folur më së shumti në publik për hapjen e listave.

Ndërkohë, dokument ka edhe një shënim për deputetin Kostaq Papa, i cili thuhet se është dorëhequr mediatikisht.

Etiketa: koalicione parazgjedhorendryshimet
Pas

Kjo do të jetë java më e kèqe për këto shenja horoskopi, zbuloni nëse jeni mes tyre

Para

Fshehu kòkainë brenda “pènisit”, si u zbulua e vërteta në aeroport

Para
Fshehu kòkainë brenda “pènisit”, si u zbulua e vërteta në aeroport

Fshehu kòkainë brenda “pènisit”, si u zbulua e vërteta në aeroport

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.