16:55 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Lista e ”Forbes”, kush janë sportistët më të paguar

14:51 | 28/12/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lista e ”Forbes”, kush janë sportistët më të paguar

Në ditët e sotme ka një klasifikim për gjithçka e për gjithkënd. Në aspektin financiar askush më mirë se revista “Forbes” nuk i përpilon më mirë këto renditje.

Këtë radhë revista prestigjioze ka përcaktuar 10 personalitetet amerikano-latinë më të paguar për vitin 2017 në të gjitha fushat.

Sipas “Forbes”, shifra totale e përfituar prej tyre gjatë këtyre 12 muajve arrin në 404.3 milionë Dollarë dhe në krye të klasifikimit qëndron Lionel Messi me 80 milionë USD të fituara gjatë këtij viti, shifër që në fund të sezonit mund të shkojë në 130 milionë Dollarë nëse ai do të mund të përfitojë të gjitha bonuset e përcaktuara në kontratën e tij të re me Barcelonën.

Përveç kësaj, “Forbes” e ka vendosur Messin në vendin e 14 mes 100 personaliteteve më të pasur të botës, ndërkohë që ai kryeson edhe listën e 10 sportistëve më të paguar të këtij viti.

Në vendin e dytë të këtij klasifikimi të “Forbes” ndodhet komediani Louis CK i cili është shumë larg Messit me 52 milionë Dollarë të fituara ndërsa në vendin e tretë është aktorja Sofia Vergara që ka mundur të fitojë 41.5 milionë Dollarë, shifër e siguruar kryesisht nga kontratat publicitare, shkruan ”Tch”. 

Vendi i katërt mbahet nga këngëtari Bruno Mars me 39 milionë dollarë i ndjekur nga një tjetër artiste femër, Jennifer Lopez në vendin e pestë. Këngëtarja portorikane gjatë këtij viti ka arritur të përfitojë 38 milionë Dollarë.

Messi nuk është i vetmi sportist amerikano latin që figuron mes më të paguarve. Figuron në klasifikimin e Forbes edhe basketbollisti i Oklahomës, Carmelo Anthony në vendin e 7, braziliani Neymar i Paris Saint Germain dhe 3 yje të bejzbollit mes të cilëve venezuealiani Miguel Cabrera.

Etiketa: lionel mesimesisport
Pas

Sara shpreh fjalët më të ëmbla për Ledjonin, komentuesi i jep paralajmërimin e fortë (FOTO)

Para

Sulm kamikaz në Kabul, humbin jetën 40 persona

Para
Sulm kamikaz në Kabul, humbin jetën 40 persona

Sulm kamikaz në Kabul, humbin jetën 40 persona

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

Kurorëzimi i Papa Leon XIV/ Begaj takon Atin e Shenjtë: Udhëheqja juaj shpirtërore përfaqëson një zë që jep shpresë dhe unitet ndërmjet njerëzve

Asgjësohen 625 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës! 3 nën hetim

Çfarë thotë “AI” për fitoren e PS? Inteligjenca artificiale për zgjedhjet në Shqipëri: Ndikuan fokusi tek BE dhe përvoja

Aksident i rëndë në Prizren, humb jetën një 19 vjeçare, plagosen dy të tjerë

Diaspora/ Më shumë vota sesa zarfa? Ja si qëndron e vërteta që rrëzon dyshimet për manipulim

Shkodër/ U përplas me motomjet nga një i mitur, përfundon në spital 76-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.