Këshilltari për median i kreut të opozitës Lulzim Bashës, Edi Lesi, ka reaguar lidhur em një lajm që doli paraditen e sotme, se Prokuroria ka verifikuar listën e kandidatëve të Partisë Socialiste, e cila tanimë nuk ka më kandidatë me rekorde kriminale.
Sipas Lesit, për faktin se pse lista më në fund është e “pastër”, socialistët duhet të falenderojnë kreun e PD-së Lulzim Bashën.
“Doli nje lajm paradite sikur prokuroria kish korigjuar listen e Rames, duke e pastruar nga personat me precedente, bazuar mbi ligjin e dekriminalizimit. Dy gjera bien ne sy, prape probleme me kandidatet, pra vesi del me shpirtin. Dhe, nuk shoh falenderime te socialisteve per Lul Bashen qe me ne fund ata kane nje liste te paster.”, shkruan Lesi.
Kryeprokurori Adriatik Llalla ka verifikuar listën e Ramës për kandidatët për deputetë. Në vijim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ai është shprehur se lista përfundimtare nuk ka persona me rekorde kriminale.
“Verifikuam listën për kandidatë për deputetë të PS-së. S’ka persona me rekorde kriminale. Ata që preken nga dekriminalizimi do të qëndrojnë jashtë listave.”, u shpreh Llalla. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post