Kryesia e Partisë Socialiste ka bërë disa ndryshime të drejtuesve politikë të saj në qarqe. Ashtu siç raportuam dje Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, do të drejtojë qarkun e Dibrës.
Ilir Beqja do të drejtojë qarkun e Kukësit, qark, të cilin e drejtoi deri pak muaj para zgjedhjeve ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
Por në qarkun e Kukësit është bërë një riorganizim i ri, Bashkia Kukës do të drejtohet nga Safet Gjici, president i Klubit sportiv “Kukësi” dhe ish-kandidat për kryetar bashkie në Kamzë.
Nuk dihet pse Rama ka dërguar dy të deleguar në Kukës pasi edhe vetë qyteti nuk ka një popullsi të madhe.
Vendin e Saimir Tahirit, si drejtues politik i qarkut të Tiranës, e ka zënë Blerina Gjylameti, e cila aktualisht është dhe kryetare e Degës Socialiste të Tiranës.
DREJTUESIT E PS NË QARQE
Qarku Tiranë Blerina Gjylameti
Qarku Kukës Ilir Beqja
Qarku Shkodër Ditmir Bushati
Qarku Dibër Olta Xhaçka
Qarku Lezhë Lindita Nikolla
Qarku Durrës Vangjush Dako
Qarku Fier Gramoz Ruçi
Qarku Elbasan Taulant Balla
Qarku Korçë Niko Peleshi
Qarku Berat Blendi Klosi Qarku
Vlorë Damian Gjiknuri Qarku
Gjirokastër Bledi Çuçi
Discussion about this post