00:23 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

LISTA E REKORDEVE, PD merr në Lazarat 91% të votave, PS kryeson në Librazhd me 64%, habit PDIU del forcë e parë në Peqin

07:27 | 29/06/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
LISTA E REKORDEVE, PD merr në Lazarat 91% të votave, PS kryeson në Librazhd me 64%, habit PDIU del forcë e parë në Peqin

Duket se zgjedhjet e 25 Qershorit kanë shënuar dhe rezultatet e para surprizë për disa nga Partitë. Ka pasur disa qarqe që vërtet kanë surprizuar për mirë sidomos socialistët e ndikuar kjo nga pjesëmarrja e ulët në votime e qytetarëve.

Sigurisht që ka disa qarqe që kanë qenë më të mira në rrezultate dhe që janë konsideruar si “hambare” të PS-s.

Në rang qarku, fitorja më e thellë e PS-së është regjistruar në Vlorë, ku ky subjekt ka marrë 60.3 për qind të votave. Por brenda qarkut, rezultati më i lartë është shënuar në qytetin e Vlorës, ku Partia Socialiste ka marrë 64.2 për qind të votave. Ky është një rekord historik.

Një tjetër qark, ku socialistët kanë marrë një rezultat historik prej 57.1 për qind të votave, është ai i Fierit. Por brenda këtij qarku, rezultati më i thellë është shënuar në Divjakë, ku PS-ja ka marrë 64.3 për qind të votës popullore.

Edhe në qytetin e Librazhdit, Partia Socialiste ka shënuar të njëjtin rezultat, me po 64.3 për qind të votave. Përmbysja në këtë qytet është e madhe, nisur nga fakti që një mandat më parë, Bashkia ishte fituar nga demokratët dhe aleatët e tyre.

Partia Socialiste ka arritur rezultate historike edhe në zona që nuk kanë qenë fortesa të saj, si Durrësi. Në Durrës, socialistët morën gati 50 për qind të votave, ku rezultati më i thellë u vendos në Shijak, me gati 56 për qind të votave.

Por Partia Socialiste nuk është e vetmja që ka vendosur rekorde në këto zgjedhje. Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet po ashtu ka shënuar rezultate spektakolare në Elbasan, ku mori 18 për qind të votave, ndërsa në Peqin ajo ka dalë forcë e parë, me diferencë të thellë nga dy partitë e mëdha, duke marrë gati 45 për qind të votave.

Partia Social-Demokrate ka shënuar një rezultat historik në Shkodër, ku Tom Doshi ka arritur të marrë 13 mijë vota, ose 12 për qind të totalit. Ndërsa Partia Demokratike, fituese vetëm në dy qarqe, Shkodër dhe Kukës, rezultatin e saj më të mirë e ka marrë në Lazarat, me 91 për qind të votave.

Po duhet thënë se dhe Lazarati, 91% për PD ka qenë një nga rezultatet më të thella në zgjedhjet e së dielës.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: lazaratrekordetrezultatetzgjedhjet e se dieles
Pas

“Dashuria e vetmja pasuri që kam”, rikthehet Barbana Dini

Para

Mbretëresha Elisabeth II i rrit rrogën vetes me 6 milionë stërlina në muaj, zbulohet arsyeja

Para
Mbretëresha Elisabeth II i rrit rrogën vetes me 6 milionë stërlina në muaj, zbulohet arsyeja

Mbretëresha Elisabeth II i rrit rrogën vetes me 6 milionë stërlina në muaj, zbulohet arsyeja

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Britania dhe 24 shtete të tjera dënojnë vrasjen e qindra banorëve në Gaza

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet afër 96 lekë, USD 83 lekë

Britani e Madhe/ Shpallet fajtor kolumbiani për vrasje të dyfishtë pasi la trupat e çiftit gay në valixhe në urën e Bristolit

“Putin po të vjen radha”, senatori amerikan: Trump do të sfidojë 3 superfuqi botërore me zgjedhjen e pamundur

Man.City siguron portierin e ri, Guardiola bën zgjedhjen 60 milionëshe në horizont…

Bankat edhe më ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi, tavanet për huanë për blerje banesë do frenojnë kredinë

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Hamasi është përgjegjës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.