Kreu i Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame ishte i ftuar në Fax News për të folur “Për pallatet e braktisura nga ndërtuesit” ku u shpreh se e asnjë subjekt nuk do të marrë më leje ndërtimi, pa mbyllur legalizimin e ndërtimit të përfunduar më herët.
“Ne do fillojmë t’i çojmë listë bashkive që këto subjekte të mos marrin më leje të reja ndërtimi pa përmbushur detyrimet dhe pa mbyllur procesin e legalizimit. Pritja e qytetarëve ndaj kësaj nisme të qeverisë ishte e jashtëzakonshme. Është një problem i lashtë. Problemi është i lindur që prej viteve 1993-94 dhe vijon ende. Qeveria mori përsipër të gjitha procedurat se si do të behët legalizimi i tyre.
Nga pikëpamja administrative, mund të them se ky proces, është një prej problematikave më të komplikuara që mund të ndeshet një administratë. Ky proces nuk ka të bëjë vetëm me institucionin tonë dhe vetëm me një apo dy dokumenta. Pavar`sisht se qytetartët na bënin presion, subjektet nuk reagonin.
Unë i kam bërë thirrje qytetarëve dhe ndertuesve që të zgjidhin këtë problem. Dua të theksoj se, rastet kur subjektet ndertues nuk tregojnë interes, puna që duhet të kryeje ALUIZNI-t, eshte tepër e madhe krahasuar me numrin e punonjësve, mundësite logjistike si dhe ngarkesën e madhe që duhet te perballojnë. Është një problematike e ngarkuar. Pasi një pjesë e pallateve, kanë probleme dhe me bankat.
Kemi përgatitur një listë me emrat e ndërtuesve, e cila do t’i dërgohet çdo bashkie, të cilëve do t’u bllokohen lejet për ndërtimin e apartamenteve të tjera.”
Në të gjithë vendin, tha Lame, janë evidentuar mbi 1200 objekte të lëna përgjysmë.
“Ligji e parashikon, bëhet presion mbi ndërtuesit që të vijojnë procesin, nëse ai nuk gjendet do të vazhdojmë procesin me qytetarët, kjo gjë has në shumë vështirësi pasi duhet të bësh bashkë gjithë qytetarët, 30 familja psh. të nje pallati. Ka raste shumë të rralla kur bëhen bashkë. Kjo masa avancon kur nuk ka asnjë mundësi tjetër detyrohemi të vazhdojmë me qyetarët.”
(M.Q/Faxweb)