08:37 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

“Lista e Zezë”, Manjani: Pse e shkatërron Vettingun

21:59 | 18/07/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Lista e Zezë”, Manjani: Pse e shkatërron Vettingun

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, ka komentuar listën e ashtuquajtur “të zezë” të 101 zyrtarëvë të publikuar nga kryeministri Edi Rama në Facebook.

Sipas Manjanit, lista është e papranueshme dhe anti-ligjore, madje shprehet se me linçimin e emrave të prokurorëve dhe gjyqtarëve shkatërrohet edhe ligji i vettingut.

 “Deri tek komunikimi publik nuk ka asgjë të keqe. Detyra e kryeministrit është të vjelë debate me publikun për çështjen e sistemit, jo njerëzit. Tani ai thotë nuk është sistemi, por njerëzit dhe kjo është e papranueshme dhe antiligjore. Pjesa më e rëndësishme në këtë listë është linçimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët linçohen vetëm në sistemin diktatorial.

Vettingu nuk bëhet nga Parlamenti. Linçimi publik i gjyqtareve dhe prokurorëve nga Rama ka dy risqe. E para se ata mund të kërkojnë mbrojtje. Tjetra është se bashkë me këtë kategori që kërkojnë mbrojtje mund të përfitojë edhe një gjyqtar apo prokuror që në fakt duhet të iki. Ja pse shkatërrohet vettingu me linçimet publike”, është shprehur Ylli Manjani.

Kujtojmë se Manjani, edhe më herët është shprehur kundër listës së publikuar nga Rama, pasi e cilësonte si aktin e parë të diktaturës, apo edhe si kapitullim të Reformës në Drejtësi.

“Akti i parë i diktaturës.
Komiteti Qëndror i Rilindjes, me në krye shokun Edi Rama, shpalli sot dënimin për disa nënpunës të shtetit! Ndër ta edhe gjykatës e Prokurorë!

Reforma në drejtësi kapitulloi, së bashku me vetting-un! Askush nuk do ta besojë në pavarësinë e strukturës së vetting, pas këtij linçimi publik të emrave që bëri mrekullia kushtetuese e Shqipërisë!

Drejtësia popullore e popullit të Facebook tashmë është në veprim!

I mjeri ai që i bie taksirati të ketë të bëjë me këtë shtet që po ndërtohet!!!”, shkruante Manjani. (D.D/Shuplaka)

 

Etiketa: ylli manjani
Pas

Kush është shqiptari që u vra në derë të shtëpisë dhe i dyshuari, mediat italiane publikojnë FOTOT

Para

FOTO me Patozin/ Mero Baze: Kam një raport emocional me PD-në

Para
FOTO me Patozin/ Mero Baze: Kam një raport emocional me PD-në

FOTO me Patozin/ Mero Baze: Kam një raport emocional me PD-në

Discussion about this post

 



Të Fundit

Franca thirrje BE-së: Ushtroni presion mbi Izraelin për zgjidhjen me dy shtete

Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së investimeve të huaja në rajon më 2024

Pushteti vendor 21 mln euro për mbrojtjen nga zjarri në 2025! Instituti i Bashkive: Fond i ambientit

Velipoja në fokus: Rama inspekton gatishmërinë për sezonin turistik

Reshjet bllokojnë rrugën Burrel–Milot, rrëshqitje gurësh në tunelin e Shkopetit

Akuzohet se vrau 52-vjeçaren në Pogradec, Prokuroria urdhër arresti për autorin

Tragjedia në Irlandën e Veriut, pas vrasjes së një nëne me dy fëmijët e saj, ndërron jetë edhe një person i katërt

Sulm me armë në New York/ Katër të vdekur, mes tyre edhe një efektiv policie

Dosja ‘Meta’ drejt GJKKO: Kryemadhit i komunikohet sot akuza

Dy të vdekur në një sulm me thikë në Londër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.