Është dhënë masa e sigurisë për 23 personat e arrestuar në Kukës.
Ajo që të bie në sy në vendimin e Gjykatës është se është konfirmuar kërkesa e prokurorisë, teksa janë lënë në burg 11 persona.
Për pjesën tjetër Gjykata ka dhënë detyrim paraqitjeje. Vendimi nuk është pritur mirë nga ana e familjarëve, të cilët kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të 23 të arrestuarve.
Kundër këtij vendimi janë shprehur dhe deputetët e opozitës, të cilët ishin brenda në sallë gjatë momentit të dhënies së dënimit. Gjyqtarja gjatë leximit të vendimit është shprehur se arrestimi i tyre është bërë rreth orës 10 të paradites, ndërsa vetë 23 qytetarët janë shprehur se arresti i tyre ka ndodhur gjatë natës.
Vendimi për detyrim paraqitjeje:
-Ahmet Trobli, DETYRIM PARAQITJE
-Rasim Koloshi, 23 vjeç, banues në Kukës, DETYRIM PARAQITJE
-Shaban Selmani, 60 vjeç, banues në Kukës, ARREST ME SHTËPI, dënimi do ta vuajë në banesën e tij
-Zenel Matmuja, 48 vjeç, banues në Kukës, DETYRIM PARAQITJE
-Adem Duraku, 59 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës, DETYRIM PARAQITJE
-Shemsi Trota, 33 vjeç, banues në Kukës, DETYRIM PARAQITJE
-Lulzim Popa, 60 vjeç, banues në Kukës-DETYRIM PARAQITJE
-Armand Ademaj, 28 vjeç, banues në Kukës, DETYRIM PARAQITJE
-Lefter Rexhmati, 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës, DETYRIM PARAQITJE
-Ardit Alidini, 21 vjeç, banues në Kukës, DETYRIM PARAQITJE
-Fatos Harulla, 33 vjeç, banues në Kukës, arrestuar në orën 10 e 50, DETYRIM PARAQITJE
-Saimir Trota, 54 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës, DETYRIM PARAQITJE
Kush do qëndrojë në burg:
-Florian Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës, ARREST ME BURG
-Xhevahir Gashi, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës, ARREST ME BURG
-Rasim Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës, ARREST ME BURG
-Ervis Oruçi, 25 vjeç, banues në Kukës, ARREST ME BURG
-Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës, ARREST ME BURG
-Abdi Haziraj, 49 vjeç, banues në Kukës, ARREST ME BURG
-Edmond Matmuja, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës, ARREST ME BURG
-Shpetim Toda, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës, ARREST ME BURG
-Xhevahir Hereni, 51 vjeç, banues në Kukës, ARREST ME BURG
-Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës, ARREST ME BURG
-Shkelqim Vata, 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës, ARREST ME BURG
(E.K/FAXWEB)