Janë zyrtarizuar listat për kandidatë të Këshillit Bashkiak dhe si kryetar Bashkie nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Në Bashkinë Prenjas kdanditati për kryetar bashkie është Suzana Topi. Për Belshin kanë qenë 22 emra që janë zgjedhur për Këshilltarë Bashkiak. Në Konsipol janë caktuar 16 persona si pjesëmarrës në garën për Këshilltarë. Ndërkohë për kandidaturën e kryetarit të Bashkisë është zgjedhur të garojë Fatmir Shero. Në Librazhd kanë qenë po 22 garues për Këshilltarë, ndërsa për kryetar bashkie është kandidat Shefki Çota. Në Pustec, është po 16 lista me garues për Këshilltarë.