09:41 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lista Serbe: Institucionet paralele nuk e kanë shkelur ligjin

12:11 | 05/09/2024
në Aktualitet, Kosova, Kryesore, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lista Serbe: Institucionet paralele nuk e kanë shkelur ligjin

Përfaqësues të Listës Serbe mbajtën më 5 shtator një konferencë të jashtëzakonshme për media, lidhur me ftesën që kanë marrë nga autoritetet e Kosovës për intervistim. Nga kjo parti, thanë se do t’i përgjigjen pozitivisht kësaj ftese.

Autoritetet e Kosovës kanë konfirmuar se do të intervistohen pesë persona nga pesë institucionet paralele serbe, që u mbyllën në fund të gushtit. Personave që u janë dërguar këto thirrje për intervistim janë zyrtarë të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Në konferencën për media, Igor Simiç, duke folur në emër të personave që kanë marrë këto ftesa për intervistim, tha se ato i shohin si “përndjekje politike” jo vetëm të individëve që kanë udhëhequr institucionet paralele, të cilët janë ftuar për intervistim.

Ai tha se ky vendim është “persekutim i popullit serb”, pasi sipas tij, institucionet e mbyllura ofronin shërbime për qytetarët.

“Nuk është çështja se si do të veprojë nesër Igor Simiqi, Ivan Zaporozhiani, por si do t’ia bëjnë njerëzit të cilëve u shërbyen sa ishim në krye [të institucioneve paralele]. Sa i përket këtyre institucioneve, autoritetet e Kosovës gjithmonë e kanë ditur ekzistencën e tyre. Nuk është asgjë e re që këto institucione kanë ekzistuar në këtë qytet dhe për to është diskutuar në nivel ndërkombëtar, dhe është negociuar në Bruksel se sido të funksionojnë këto institucione në të ardhmen”, tha Simiç.

Më 30 gusht, autoritetet e Kosovës mbyllën pesë institucione paralele serbe në veri të Kosovës, që kanë funksionuar sipas sistemit të Serbisë. Sipas zyrtarëve shtetërorë në Kosovë, ato institucione kanë shkelur kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.

Institucionet e mbyllura më 30 gusht ishin: Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit. Simiç tha se këto institucione kanë ofruar shërbime juridike për të gjithë qytetarët, dhe “nuk kanë shkelur asnjë ligj”.

Gjatë konferencës, Simiç, që më herët kishte qenë deputet i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, foli edhe për çështjen e hapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër për qarkullim të automjeteve. Qeveria e Kosovës ka shprehur synimin që kjo urë të hapet, por ka hasur në kundërshtimin e ndërkombëtarëve të cilët kanë argumentuar se për shkaqe sigurie, ura nuk duhet të hapet tani. Simiç tha ky është momenti që “bashkësia ndërkombëtare të tregojë fytyrën e saj”.

“Do të shohim nëse do të bëjnë ndonjë gjë”, shtoi ai./ REL

Etiketa: Lista Serbe
Pas

Dyfishohen rastet e sëmundjeve të lëkurës, mjeku dermatolog: Shmangni larjen në lumenj

Para

Rusia zotohet se do të ndërmarrë veprime ndaj mediave amerikane

Para
Rusia zotohet se do të ndërmarrë veprime ndaj mediave amerikane

Rusia zotohet se do të ndërmarrë veprime ndaj mediave amerikane

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja e punonjësve të ambasadës izraelite në Uashington, reagon Netanyahu

Eurodeputetët kërkojnë heqjen e fondeve për Hungarinë! Letër në PE: Sanksionet e mëparshme nuk kanë sjellë rezultate

Tare – Milan, takimi vendimtar të hënën! Kohëzgjatja e kontratës dhe paga, të gjitha detajet

Janar – prill 2025, investimet kapitale në nivelin më të ulët që nga 2010-a

Tërmeti në Kretë, shënohen disa pasgoditje! Lëkundjet shkaktojnë panik te banorët

Foto/ Festivali i Filmit në Kanë, pamjet surprizuese dhe që thyejnë rregullat

“Çlironi Palestinën”/ Dy punonjës të ambasadës izraelite qëllohen për vdekje në Uashington

Doli në dosjen ‘Ura’, vëllai i truprojës së Berishës ishte një ndër furnizuesit e drogës nga Shqipëria drejt Italisë! Bashkëpunonte me Gerti Aliun, përgjimet që e nxorën zbuluar

E rëndë në Kosovë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë i spitalit, ndërron jetë në vend

Kryediplomatja europiane: Dialogu Kosovë – Serbi, domosdoshmëri për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.