Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas mos certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Ai thotë se është shokuar dhe për këtë do të bisedojë me Angela Merkelin, por edhe me Vladimir Putinin.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është shfaqur shumë i brengosur për parandalimin e Listës Serbe nga pjesëmarrja në zgjedhjet në veri të Kosovës.
Ai po ashtu theksoi se në lidhje me këtë shqetësim do të bisedojë me liderët e Kinës dhe Rusisë në Pekin, por edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel gjatë takimit në Berlin, raportojnë mediat serbe.
Duke përmendur se Kosova do të jetë tema kryesore e diskutimeve të tij me presidentin e Rusisë dhe të Kinës, Vuçiq tha se është i “shokuar” me vendimin për mos certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme.
“Këto janë gjëra të pabesueshme, jam i shokuar me mënyrën se deri ku kanë shkuar këto lojëra. Këto janë gjëra që nuk duhet të bëhen”, u shpreh Vuçiq para gazetarëve serbë në Pekin, transmeton lajmi.net.
Ai shtoi se vendimin e sheh si heqje të demokracisë ndaj të cilës askush nga bota nuk ka reaguar.
“Nuk dua të thëm se çfarë më kujton, kur dikuj ia ndaloni të kandidojë sepse nuk u pëlqen politika e tyre, mendojeni si quhet kjo”, shtoi ai. Ai theksoi se për këtë temë do të bisedojë me kancelaren gjermane Merkel dhe liderët e tjerë në Berlin.