Lista Serbe ka deklaruar përmes një komunikate për media se nuk do të jetë më pjesë e Qeverisë së Kosovës.
“Nuk ka pasur bisedime lidhur me ripërtëritjen e aktiviteteve dhe nuk ka ndryshuar asgjë që nga momenti kur e ka braktisur koalicionin qeverisës.” – thuhet në reagimin e tyre për mediat.
“Jemi të vetëdijshëm që vendimi ynë do të ketë për pasojë homogjenizimin e mëtejmë të aktorëve politikë shqiptarë dhe për marrëveshjen për çështjet e rëndësishme për ta. Kjo është ka mundur të shihet edhe periudhën e kaluar, bazuar në mënyrën se si e ashtuquajtura opozitë është sjellë në raport me propozimet e Qeverisë në Kuvend.” – thuhet në komunikatën e Listës Serbe.
Për gjendjen e krijuar, Lista Serbe fajëson spektrin politik shqiptar të Kosovës dhe siç është thënë, “ata të cilët dërguan mbi ne përdhunuesit e maskuar me tyta të gjata”.
Discussion about this post