Kryetari i Listës Serbe, Sllavko Simic u shprehur se është i gatshëm të bisedojë rreth formimit të Qeverisë së re të Kosovës me të gjithë liderët e partive shqiptare.
Ai ka thënë për “Radio Evropa e Lirë”, se po ashtu se për Listën Serbe mbetet prioritet formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në lidhje me preferncat e tij për formimin e Qeverisë, midis PAN, Ramush Haradinaj dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Vias Ymeri, ai ka thënë se e drejta e mandatarit i takon shumicës shqiptare.
“Ne do të marrim pjesë në të gjitha konsultimet politike, pavarësisht se a është ai Ramush Haradinaj, Albin Kurti apo Isa Mustafa. Ne nuk mund të ndikojmë në çështjen e mandatarit”, u shpreh Simic.
(S.SH/Shuplaka)