02:47 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lista Zyrtare/ 1.15 mld euro donacione, cilat ishin vendet më bujare me Shqipërinë

14:24 | 21/02/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lista Zyrtare/ 1.15 mld euro donacione, cilat ishin vendet më bujare me Shqipërinë

Është publikuar lista zyrtare e të gjitha donacionave që u mblodhën për Shqipërinë në Konferencën e Donatorëve në Bruksel për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Shqipëria ka grumbulluar në Konferencën e Donatorëve për rindërtimin nga tërmeti 26 nëntorit, mori nga donatorët 1.15 miliardë euro.

Nga kjo shumë totale, më shumë se 295 milionë euro janë grante, kurse 853 milionë euro të tjera janë hua. Kurse një shumë prej 3 milionë euro janë ofruar në të mira dhe materiale.

Nga pjesa totale prej 1.15 miliardë euro, 400 milionë euro janë ofruar si ndihmë për Shqipërisë nga vendet anëtare të BE, Komisioni Evropian dhe Banka Evropiane e Zhvillimit. Nga këto, 154 milionë janë grante, kurse 246 milionë janë hua. Kurse pjesa më e madhe e ndihmës totale, vjen kryesisht nga vendet e Azisë.

Vendi më bujar ishin Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat kanë ofruar një shumë të jashtëzakonshme prej 70 milionë euro grant. Në vend të dytë është Turqia, e cila ka ofruar një grant prej rreth 45 milionë euro, e cila do të shkojë për ndërtimin e 500 banesave në Laç. Më pas vjen Gjermania, e cila të gjithë shumën prej 11 milionë euro e ofroi në formë granti.

Italia, e cila ofroi një shumë prej 91 milionë euro nga këto 5 milionë grante kurse 86 kredi me interes të butë. Edhe Franca e cila ofroi një shumë të konsiderueshme prej 61 milionë euro, nga këto vetëm 1 milion ishin grant.

Nga vendet e tjera që kanë ofruar një shumë të konsiderueshme në formë granti, janë Zvicra me 9 milionë euro, Suedia me 5.6 milionë euro, Katari me 4.6 milionë euro, SHBA me 4.3 milionë euro, Holanda 3 milionë euro, Polonia 2.7 milionë dhe Serbia  me 2 milionë euro.

Grantet e mëdha:

Emiratet e Bashkuar Arabe 70 mln Euro

Turqia 45 mln Euro

Gjermania 11 mln Euro

Suedia 5.6 mmln Euro

Italia 5 mln Euro

Katari 4.6 mln Euro

SHBA 4.3 mln Euro

Holanda 3 mln euro

Polonia 2.7 mln Euro

Serbia 2 mln euro

Pas

Na iku edhe një: Moderatori shqiptar bëhet pjesë e televizionit italian

Para

Përplasi policin tek Unaza e Re pasi i vuri gjobë, 33-vjeçari arrestohet në flagrancë

Para
Kishin bërë namin me vjedhjet në Kamëz, policia identifikon tre të miturit, mes tyre një 13 vjeçar

Përplasi policin tek Unaza e Re pasi i vuri gjobë, 33-vjeçari arrestohet në flagrancë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.