Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar listën zyrtare të Shqipërisë për dy ndeshjet eliminatore kundër Islandës dhe Moldavisë të vlefshme për kualifikueset e Euro 2020. Trajneri Edi Reja do të dalë para medieve rreht orës 11:00, por fillimisht u publikuan emrat e listës zyrtare.
U afruan shumë emra, por nuka ka surpriza, pasi lojtarët e Superiores nuk janë të grumbulluar për këtë ndeshje. Nuk ka vend as për Trashin, e as për Telushin.
Kumbullua është surpriza e madhe. I riu i Hellas Veronës grumbullohet për herë të parë, ndërsa konfirmohet rikthimi i Dermakut. Rikthehet Emir Lenjani pas problemeve që kishte me trajnerin Panucci. Cikalleshi gjen sërish vend në Kombëtare.