03:40 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Listat e PD-së, JO AQ MIZERJE, ka përqindje më të ulët, militantësh, servilash në krahasim me PS-në”

10:58 | 27/05/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pse nuk e përkrah “Zharrëzën”

Gazetari Sokol Shameti ka reaguar përsa i përket listave të PD-së. Sipas tij kjo listë s’është perfekte sepse nuk i përfshin të gjithë ata njerëz me integritet që unë mendoja se duhej të përfshinte por ka një dozë  të durueshme  të vjetrish dhe të kompromentuarish sesa lista e PS-së. Më tej ai shton se lista e PD-sëka një përqendrim më të lartë arsimtarësh, poetësh dhe gazetarësh sesa lista rivale.

Por Shameti sqaron me tej se  kjo mënyrë krahasimi bëhet pasi është e vetmja që mund të bëjë sens në kushtet e një mjedisi politik të degraduar dhe primitiv si ky që kemi në Shqipëri.

 “JO DHE AQ MIZERJE. Nuk flas dot me kompetencë për listën e kandidatëve të partisë së djathtë PD-së sepse s’jam votues i kësaj partie.

Mirëpo, e krahasuar me listën tjetër të partisë së djathtë PS, shikoj tek kjo e PD-së një përqindje më të ulët për metër katror biznesmenësh, militantësh, servilësh dylekësha, drejtorësh barkderra dhe gangsterësh.

Kjo listë s’është perfekte sepse nuk i përfshin të gjithë ata njerëz me integritet që unë mendoja se duhej të përfshinte. E megjithatë ajo ka një dozë më të durueshme të vjetrish dhe të kompromentuarish sesa lista e PS-së. Njëkohësisht ajo ka një përqendrim më të lartë arsimtarësh, poetësh dhe gazetarësh sesa lista rivale.

Kjo listë prezanton një numër më inkurajues emrash fare të rinj, një sasi më të kursyer nepotizmi dhe një gramaturë më të lehtë pehlivanësh dhe aventurierësh.

Besoj se mënyra krahasimore e të parit se “kush është më pak mizerje nga listat” është e vetmja që mund të bëjë sens në kushtet e një mjedisi politik të degraduar dhe primitiv si ky që kemi në Shqipëri.”, shkruan Sokol Shameti. (J.V/Shuplaka)

Etiketa: listatSokol shametizgjedhjet
Pas

Pas publikimit të listave, Basha uron besimtarët myslimanë për Ramazanin

Para

Manjani: Asgjë cilësore nuk po vjen, elitat ndryshojnë kur ikin kryetarët, jo anëtarët

Para
Pas kërkesës për procedim penal të Bashës reagon Manjani: Ua ua ua, çfarë turpi! Kjo është Policia e mbi shtetit!

Manjani: Asgjë cilësore nuk po vjen, elitat ndryshojnë kur ikin kryetarët, jo anëtarët

Discussion about this post

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.