Komiteti i Ministrave ka rënë dakord sot të hartojë një listë kontrolli që synon të sigurojë që fituesit e zgjedhjeve të mbështesin praktikat demokratike.
Lista e kontrollit – e përpiluar nga Komisioni i Venecias, grupi kushtetues i ekspertëve i Këshillit të Evropës – u jep udhëzime qeverive se si të mirëmbajnë kontrollin dhe ekuilibrat e demokracisë, pavarësisht se çfarë lloj sistemi përdoret në atë vend.
Kjo pason një paralajmërim nga Komisioni i Venecias, i bërë jehonë nga ish Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës Thorbjørn Jagland në raportin e tij për vitin 2016, se disa qeveri, për të fituar pushtetin në një zgjedhje, po përpiqen të çmontojnë masat mbrojtëse demokratike, duke nxituar përmes ligjeve pa debat të mirëfilltë politik, dhe largimin e gjyqtarëve dhe zyrtarëve të pavarur për të bërë emërimet e tyre.
Pas këtij lajmi ka reaguar Presidenti Ilir Meta i cili e ka shpërndarë lajmin me mbishkrimin:
“Një angazhim që duhet mbështetur nga të gjithë që të parandalohet degradimi i standardeve demokratike të qeverisjes dhe shtetit të së drejtës”.
Kujtojmë se Meta prej shumë muajsh është në përplasje institucionale me mazhorancën dhe institucionet e drejtuara prej saj.
Madje Kuvendi i Shqipërisë ka nisur dhe një hetim parlamentar për të pas dekretit të tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit si dhe procedurave për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Po kështu, Meta vijon me thirrjet e tij për forcimin e shtetit ligjor, moskapërcimin e kompetencave nga institucione të ndryshme si dhe frenimin e largimit të të rinjve nga vendi për shkak të politikave të këqija.
Discussion about this post