17:35 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

LIVE Luftëtari-Partizani/ Shpërthen si “vullkan” stadiumi, Rapo vendos baraspeshën (Video)

17:46 | 09/05/2018
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
LIVE Luftëtari-Partizani/ Shpërthen si “vullkan” stadiumi, Rapo vendos baraspeshën (Video)

Është duke u luajtur në Gjirokastër sfida mes Luftëtarit dhe Partizanit. Të dyja ekipet janë të motivuara pasi kërkojnë një vend që i dërgon në Ligën e Europës.

Te Partizani vërehet re mungesa e Telushi, i cili sipas informacioneve të fundit është lënë jashtë grumbullimit. Xhekson dhe Abazaj janë dy futbollistët e rikthyer te bluzinjtë.

111555

Në 32 javë kampionat, Luftëtari ka grumbulluar 51 pikë dhe ndodhet në vendin e 3-të, ndërsa kryeqytetasit, 5 më pak dhe mbaj vendin e  4-t.

Luftetari-Partizani

LIVE| Luftëtari – Partizani 2-2

Abazaj 51′, Rapo 70′  / Asani 26′, Gojkoviç 30′

84′ Pranë autogolit skuadra e Luftëtarit, por për fat të mirë të vendasve, topi ka përfunduar ngjitur me shtyllën.

82′ Zëvendësim te Luftëtari, largohet Rroca në vendin e tij Lamçja.

81′ Luftëtari nuk dorëzohet dhe kërkon përmbysjen. Abazaj nga e djatha, hedh një kros për Bregun, i cili gjuan me kokë, por jashtë kuadratit.

78′ Kulum ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të ashpër në mesfushë.

77′ Mbrojtësi Jakovljeviç ndëshkohet me karton të verdhë pas faullit ndaj Prognit.

73′ Zëvendësim te Partizani, largohet Bardhi, vendin e tij e zë Mala.

71′ Përsëri Luftëtari me Kristal Abazajn, por gjuajtja e sulmuesit ka përfunduar ngjitur me shtyllën.

70′ GOOOOOOOL Luftëtari 2-2. Donald Rapo ka vendosur baraspeshën në Gjirokastër, duke goditur saktë nga brenda zonës, pas asistit të Rapas, i cili kombinoi bukur nga me Rrocën.   

68′ Blerim Kotobelli ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Abazajt.

65′ Zëvendësim te Luftëtari, largohet nga fusha Shkurtaj në vend të tij, Marko Aurelio.

63′ Jakovljeviç nuk arrin të godasë me kokë pas një krosimi nga këndi.

60′ Mundësi e shkëlqyer për Partizanit, gjuan Asani, topi i shpëton nga duart portierit Athanasopulos, por e rikuperon sërish.

59′ Luftëtari merr zemër pas golit të shënuar dhe kërkon golin e barazimit.

57′ Provon Partizani me Prognin, por gjuajtja e sulmuesit është devijuar në goditje nga këndi.

51′ GOOOOOL Luftëtari 1-2. Kristal Abazaj ka realizuar nga një këndi i pamundur duke surprizuar të pranishmit. Asist fantastik i Rrocës. 

48′ Luftëtari në sulm, në kërkim të golit të parë.

46′ Starton pjesa e dytë.

pj2

Përfundon pjesa e parë, Luftëtari-Partizani 0-2.

45+2′ Kulum godet rrezikshëm nga e majta, topi kalon ngjitur me shtyllën.

45+1′ Rroca ndëshkohet me karton  të verdhë pë ndërhyrje të ash[ër ndë mesfushë.

43′ Pranë golit të parë Luftëtari me Shkurtajn, por gjuajtja e sulmuesit me kokë ka përfunduar mbi kuadrat.

39′ Ka momente tensioni mes futbollistëve, teksa pas një faulli të akorduar në favor të Partizanit, Ramadani është konfliktuar me Gojkoviç. Protesta edhe nga ana e tifozëve vendas, për anësorin dhe gjyqtarin kryesor.

31′ Mala ndëshkohet me karton të verdhë në pankinë për shakak të festës.

30′ GOOOOOOOL Partizani 0-2. Fantastik kryeqytetasit. Pas një faulli nga e djatha, Progni ka harkuar në zonë, aty ku Gojkoviç ka dërguar topin në rrjetë duke dyfishuar rrezultatin. 

27′ Asani ndëshkohet me karton të verdhë për heqjen e fanellës.

26′ GOOOOOL Partizani 0-1. Pas një depërtimi nga e djatha, Asani ka hyrë drejt qendrës dhe ka lëshuar një gjuajtje spektakolare, topi ka prekur shtyllën e majtë dhe ka përfunduar në rrjetë. 

19′ Pranë golit Partizani me Prognin, por në momentin e fundit ka ndërhyrë kapiteni Beqiri duke larguar topin në këndore.

15′ Rreziku i parë në portën e Luftëtarit, Belica pretendon për 11-metërsh, nuk është i këtij mendimi gjyqtari.

7′ Bregu provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, por jashtë kuadratit.

5′ Batha ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Bregut.

2′ Pranë golit Luftëtari, Bregu lëshon një predhë nga distanca, topi përfundon ngjitur me shtyllën e Hoxhës.

1′ Ka nisur takimi.

Luftëtari: Athanasopulos, O.Rapa, Jakovljevic, Beqiri, Jackson, Ramadani, D.Rapo, Abazaj, Rroca, Bregu, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika

Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Gojkovic, Belica, Kotobelli, Batha, Culum, Trashi, Asani, Bardhi, Progni. Trajner: Klevis Dalipi

Gjyqtarë: Ardian Beqiri, Denis Rexha, Alfred Shkreta.

Etiketa: luftetariPartizani
Pas

Floriana Garo publikon foton e parë me vajzën e saj Adia (FOTO)

Para

Bardhi: Ministri i Brendshëm nuk ka guxim të arrestojë të vëllain Agron Xhafajn. I dënuari në mungesë lëviz i lirë

Para
Bardhi: Ministri i Brendshëm nuk ka guxim të arrestojë të vëllain Agron Xhafajn. I dënuari në mungesë lëviz i lirë

Bardhi: Ministri i Brendshëm nuk ka guxim të arrestojë të vëllain Agron Xhafajn. I dënuari në mungesë lëviz i lirë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kallas vizitë në Shkup: Po punojmë për zhbllokimin e procesit të integrimit në BE

Rrëzohet helikopteri ushtarak në Rusi, vdesin të gjithë anëtarët e ekuipazhit

Efekti Trump? CNN: Më shumë amerikanë se kurrë po kërkojë shtetësi britanike pas mandatit të dytë të presidentit të SHBA

Tare nënshkruan me Milanin, palët gjejnë gjuhën e përbashkët

Marrëveshja e Stambollit, Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 800 të burgosur

Deklaroi se ndërkombëtarët nxitën trazirat në Veri të Kosovës, Albin Kurti shkarkon zëvendësministrin Arbër Vokrri

Reagon për herë të parë Belina Pupa pas akuzave të kultivimit të kanabisit: Prona në emrin tim, por e dhënë me qira

Kukës/ Tentoi të vriste kushëririn pas sherrit bashkë me të vëllanë, kapet pas një viti arratie 32-vjeçari!

“2.45 mln vizitorë në Shqipëri gjatë 4 muajve të parë të 2025-ës”, Rama: Konsiderohet surpriza e destinacioneve europiane

Guterres prezanton planin për ndihmën në Gaza: Të shpëtojmë popullin e enklavës!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.