Ka përfunduar me barazimin pa gola 0-0 sfida mes Liverpool dhe Manchester United. Takimi i luajtur në “Anfield” nuk prodhoi spektaklin e pritur nga të dyja skuadrat. Derbi i shumë pritur i kampionatit anglez nuk pa fitues dhe e vetmja që gëzohet nga ky rezultat është Arsenali, që me fitoren e sotme ndaj Brighton i merr vendin e parë Liverpoolit.
Të dyja skuadrat në ndeshjen e sotme u përpoqën të ruheshin në prapavijë. Por më kërkuese në lojë ishte Liverpool që pati disa raste të mira për shënim sidomos në pjesën e dytë, por skuadra e Ten Hag arriti të mbrohej siç duhet dhe ta ruaj portën e paprekur.
Në fundin e sfidës pati dhe një moment ta pakëndshëm për miqtë, pasi mbrojtësi Dalot u ndëshkua me dy të verdha në harkun e disa sekonda dhe doli nga loja duke e lënë ekipin me 10 veta në minutat shtesë. Ai pati kontestime ndaj arbitrit për një vendim, për të cilën u ndëshkua me të verdhë. Por portugezi nuk u ndal me kaq dhe vijoi me revoltën e tij nga gjyqtarit që i nxorri dhe të verdhën e dytë.
Ky barazim e mban United në vend të shtatë në kuotën e 28 pikëve.
Javën e ardhshme, Liverpool do të ketë sfidën e kreut përballë Arsenal në “Anfield”, ndërsa Manchester United do të udhtëojë në Londër ku do të luajë përballë West Ham.