Liverpool dhe Tottenham interesohen për mesfushorin e Mainz Jean-Philippe Gbamin, këtë e raporton Fussball Transfers.
Lojtari nga Bregu i Fildishtë ka bërë një sezon të madh në Bundesliga, duke kryer 31 ndeshje me skuadrën e Sandro Schwarz.
Finalistët e Champions League janë duke vëzhguar 23-vjeçarin, po ashtu edhe rivalët e Premier League, Everton.
Gbamin, i cili mund të luajë edhe si qendërmbrojtës, kërkon me çdo kush të largohet nga Mainz këtë verë.
Statusi i Jurgen Klopp, i cili shihet si një Zot te Mainz, mund të ndikojë te zgjedhja e lojtarit, megjithëse gjermani nuk është i sigurt se ku mund ta aktivizonte.
Discussion about this post