Skuadra e Liverpool ka arritur një tjetër fitore ditën e sotme në Premier League, pasi mundi në minutat e fundit Crystal Palace në transfertë me rezultatin 1-2.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me rrjeta të paprekura.
Me fillimin e së dytës skuadrat bënë disa ndërrime të cila dhanë rezultat. Ishin vendasit që kaluan në avantazh të parët në minutën e 57′ me Mateta.
Megjithatë skuadra e Klopp nuk u dorëzua dhe arriti të barazojë me Salah në minutën e 76′. Por të kuqtë nuk u mjaftuan vetëm me barazimin. Në minutat e fundit ishte Elliot që shënoi golin e fitores për Liverpool.
Tashmë ata ngjiten përkohësisht në krye të renditjes me 37 pikë, por duhet të presin ndeshjen e Arsenal.