Ka përfunduar edhe mbrëmja e dytë e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, ku janë përballur me njëra-tjetrën, Barcelona me Romën dhe derbi anglez, Liverpool-it me Mançester City-n.
Katalanasit e Barcelonës kanë arritur të bëjnë detyrat e shtëpisë përmes autogolave të dy lojtarëve të Romës, përkatësisht De Rossi dhe Manola.
Në pjesën e dytë, kanë shënuar edhe Pique dhe Luis Suarez për katalanasit në minutat 59’ dhe 87’. Roma është mjaftuar vetëm me një gol të Edin Dzeko në minutën e 80′-të të takimit.
Në ndeshjen tjetër çerekfinale Liverpool ka shkatërruar me rezultatin 3-0 Manchester City-n me anë të tre golave në harkun kohor të 30 minutave të para të takimit.
Golat për të kuqtë i shënuan Salah në minutën 12’, Oxlade në minutën 21’ dhe Sadio Mane në minutën e 31’ të takimit të zhvilluar në stadiumin legjendar “Anfield” të Liverpoolit.
Video e rasteve dhe golave të ndeshjes mes Barcelonës dhe Romës:
(E.L/Faxweb)