13:14 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta Rikard Ljarja

22:31 | 20/04/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta Rikard Ljarja

Ka ndërruar jetë në moshën  77-vjeçare Rikard Ljarja artisti i njohur i filmit. Ai  vuante prej kohesh nga një sëmundje e rëndë ndërsa mësohet se i ka mbyllur përfundimisht sytë në banesën e tij.

Mësohet nga burimet se ceremonia mortore për shkak të situatës do jetë me rrethin e ngushtë familjar. Amaneti i tij ka qenë të prehet në Shkodër dhe bëhet me dije se atje do të zhvillohet edhe ceremonia mortore.

Rikard Ljarja lindi 1 prill 1943 në Shkodër dhe është një aktor i teatrit dhe kinemasë shqiptare. Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “A. Moisiu”, Tiranë.

Për tetë vite, pas diplomimit, punoi aktor i teatrit në Teatrin “Migjeni” në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, scenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudiot. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në televizionin publik shqiptar.

FILMOGRAFIA:

Viktimat e Tivarit (1996)

Fletë të bardha – (1990) Shoku Emir

Pesha e kohës – (1988), Vasili

Rrethi i kujtesës – (1987), Mjeku

Në prag të jetës- (1985), Andrea

Pranverë e hidhur – (1985) Xha Teli

Skëterrë ’43 – (1980), Andrea

Radiostacioni – (1979) Komandanti

Në pyjet me borë ka jetë – (1978), Luka

Ilegalët – (1976) Tosti

Në fillim të verës – (1975) I deleguari i qarkorit

Rrugicat që kërkonin diell – (1975) Gaqo Tipografi

Rrugë të bardha – (1974) Deda

Shpërthimi – (1974) Inxhinjer Iliri

Ndërgjegja – (1972) Fitimi

Yjet e netëve të gjata – (1972)……xhandari

Kur zbardhi një ditw- (1971) Komisari

Plagë të vjetra – (1968)…….Naimi

Ngadhnjim mbi vdekjen – (1967)..Perlati

Duel i heshtur – (1967) Skenderi

Komisari i dritës – (1966) Dritan Shkabaj

Monumenti

REGJISOR:

Pesha e kohës- (1988)

Kur hapen dyert e jetës – (1986)

Fundi i një gjakmarrjeje – (1983)

Dita e parë e emrimit – (1981)

Sketerre 43 – (1980)

Radiostacioni – (1979)

Në pyjet me borë ka jetë – (1978)

SKENARIST:

Pesha e kohës – (1988)

Kur hapen dyert e jetës – (1986)

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

“Çmenduri me naftën”, gazetari publikon grafikun në situatë pandemie: I ka thyer të gjitha ligjet e ekonomisë

Para

“Do harrohen për një kohë të gjatë”, ja cilat biznese do hapen të fundit sipas qeverisë

Para
Publikohen shifrat alarmante, në 4 vjet u mbyllën mbi 72 mijë biznese. Ja sa shqiptarë humbën punën

"Do harrohen për një kohë të gjatë", ja cilat biznese do hapen të fundit sipas qeverisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani reagoi ndaj deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump,

Guterres apel për armëpushim dhe akses humanitar në Gaza

Balluku në forumin global të transportit dhe nderlidhjes

Aksident në Lungomare të Vlorës, plagoset motoçiklisti

Qeveria nis ndërtimin e shkollës “Met Hasa” në Durrës si pjesë e një programi kombëtar arsimor

Nga përplasja tregtare te marrëveshja: SHBA dhe Kina zbusin tensionet

Flakë në një shtëpi në Shëngjin, nuk dihen ende shkaqet

Zjarr në Maknor, digjen 4 rulota në pronësi të një 42-vjeçari

Tiranë: Arrestime, shpallje në kërkim dhe hetime për dhunë, drogë dhe mashtrim

Trump: Ushqimi në Gaza vidhet, vetëm SHBA po ndihmon

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.