08:50 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Llalla kërkoi t’i hiqet mandati, Zotkaj: Je blerë nga krimi, ordiner! Mos më baltos mua

11:10 | 16/03/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Llalla kërkoi t’i hiqet mandati, Zotkaj: Je blerë nga krimi, ordiner! Mos më baltos mua

Adriatik Zotkaj, kryebashkiaku i Poliçanit ka reaguar pas kërkesës së Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, ku ky i fundit kërkoi heqjen e mandatit të tij.

Zotkaj shprehet se nuk ka lidhje e as ka konsumuar kurrë vepra penale, krime nga ata që listohen në ligjin e dekriminalizimit.

Po kështu me tej ai shkruan se Prokuroria ka thuajse një vit që kërkon në gjithë botën fakte për të por nuk ka gjetur asgjë që ai mund të akuzohet. Kryebashkiaku Zotkaj sqaron edhe të vërtetën e ‘dënimit’ të tij para viteve ’90, ndërsa i thotë kryeprokurorit Llalla se përgjigjen do ta marrë më 18 qershor me fitoren e PS-së dhe Edi Ramës.

Reagimi:

“Të nderuar bashkëqytetarë,
jam zgjedhur kryetar i bashkisë së këtij qyteti për katër mandate rresht; populli ka votuar lirisht, madje kur në pushtet nuk ka qenë Partia ime, Partia Socialiste por Partia Demokratike, Sali Berisha.
Qytetarët më kanë zgjedhur për punën, shërbimin tim ndaj tyre. E kanë patur të thjeshtë të ishin me pushtetin, pra me qeverinë, por, më zgjodhën mua dhe unë, me shpirt e pasion, punë të përditshme kam bërë gjithçka për të ndryshuar jetën e jetesën e tyre me ndihmën e Edi Ramës.

Nisur nga ky fakt, deklaroj publikisht dhe mbaj përgjegjësi për këtë, unë nuk kam lidhje e as kam konsumuar kurrë, vepra penale, krime nga ata që listohen në ligjin e Dekriminalizimit. Po e përsëris, asnjë krim e asnjë lidhje me ndonjë krim. Pikërisht se është kështu, por edhe për faktin se Prokuroria ka thuajse një vit që kërkon në gjithë botën për mua e nuk gjen asnjë fakt, qoftë edhe minimal, e konsideroj qesharake kërkesën e prokurorit televiziv, jo ligjor, për të më ndërprerë mandatin për një gjobe 200 lekëshe, me të cilën jam dënuar si i mitur nën diktaturë.

Dua të sqaroj se këtë dënim e kam deklaruar vetë në KQZ ashtu si dhe 19 deputetë të tjerë, si Sali Berisha, Ristani, Ndoka etj, pa ma kërkuar ky institucion apo dhe vetë prokuroria. Dokumentet janë ligjore dhe janë në KQZ, kurrkund tjetër. Çdo përpjekje tjetër, nxitur nga prokuroria politike e Shqipërisë, duke përdorur kriminelë ordinere, është krim më vete, s’ka lidhje fare me mua, por vetëm për qëllime elektorale.

Unë jam njohur nga media me këtë përpjekje të re, të ulet e kriminale, nuk fshihem dhe do përballem publikisht e ligjërisht me këtë krim po aq ordiner sa ordiner është i akuzuari i prokurorisë që është blerë në këtë përpjekje kriminale.
Tashmë jam mësuar, që në çdo fushatë elektorale të më bëjnë kriminel, më pas çdo gjë harrohet sikur s’ka ndodh kurrë!
Për të gjithë ata që mundohen të baltosin figurën time ju them se;
Përgjigjen më të mirë do ta merrni në 18 Qershor me fitoren e PS dhe Edi Ramës. Adriatik Zotkaj”, deklaron kreu i Bashkisë së Poliçanit.

Tre ditë më parë, kryeprokurori Adriatik Llalla deklaroi nga Gjirokastra se Prokuroria ka kërkuar t’iu hiqet mandati dy kryebashkiakëve të Poliçanit dhe Tepelenës në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.(J.V/Shuplaka)

Pas

Spiropali: Shqipëria do bëhet, çadra e opozitës ogurzezë, refuzon konkurrencën

Para

“Që prej tetorit nuk kemi marrë pagat”, ngrihen në protestë punëtorët e Rafinerisë në Fier

Para
“Që prej tetorit nuk kemi marrë pagat”, ngrihen në protestë punëtorët e Rafinerisë në Fier

"Që prej tetorit nuk kemi marrë pagat", ngrihen në protestë punëtorët e Rafinerisë në Fier

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interpol Tirana/Ekstradohen nga Greqia dhe Franca dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Marrëveshje tregtare për SHBA-në: Trump zbulon kushtet e reja të tarifave

Sulm me dron në Kiev, plagosen të paktën 14 persona

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA/ 4 korriku dhe kuptimi i festës kombëtare amerikane

Zjarr në një nënstacion elektrik të Moskës, mbi 50 mijë njerëz pa energji elektrike

Situata në Ukrainë, Trump shpreh pakënaqësi pas bisedës telefonike me Putin

Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi

Rusia bëhet vendi i parë që njeh zyrtarisht regjimin e Talebanëve në Afganistan

Përmbyset autobusi i Flixbus në autostradën gjermane

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.