Kryeprokurori Adriatik Llalla ka deklaruar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut se Klement Balilin duhet ta arrestonte policia pas hetimeve nga shteti grek dhe më pas vazhdon proceduarat prokuroria.
“Në momentin që dikush shpallet në kërkim ndërkombëtar, qoftë në vend apo jashtë, ndërhynë institucione të tilla ligjzbatuese për të ekzekutuar këtë urdhër-arresti. Detyra e Prokurorisë është se pas ekzekutimit të këtij urdhër-arresti, të kryejë veprime të mëtejshme proceduriale. Do ta arrestonte prokurori? Policia normalisht. Na ka venë në dispozicion provat Policia e Shtetit”, tha kryeprokurori.
Fevziu: A keni hetuar ju për deskopiracion të hetimeve të Balilit?
Llalla: Këto janë në varësi të hetimit që po kryehen edhe për momentin. Në funksion të hetimit që po kryehet nuk them dot gjë. Çdo gjë do vërtetohet në fund të hetimeve. Mosarrestimi i Balilit apo edhe “Balilave” të tjerë nuk është një e re. Ndodh edhe në shumë vende të tjera. (J.V/Shuplaka)