Vendimi për të përjashtuar nga procesi i Vettingut, ish-kryeprokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla do të rivlerësohet në datën 16 maj nga Komisioni i Pavarur i Apelimit.
Seanca për shqyrtimin e vendimit për Llallën do të jetë publike dhe do të zhvillohet në orën 10:00.
Vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e apeloi Komisioneri Publik duke kthyer dhe njëherë në vëmendje çështjen e ish-kryeprokurorit.
Llalla dha dorëheqjen nga e drejta për t’u emëruar në Apel duke pranuar të jetë 15 vite jashtë sistemit, dhe kjo kërkesë u pranua nga KPK.
Mes gjyqtarëve që do shqyrtojnë kërkesën e prokurorisë do të jetë dhe ish-kryeprokurorja e Përgjithshme, Ina Rama.
(F.G/Faxweb.al)
Discussion about this post