19:35 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Llalla takim me krerët e prokurorëve: Rivlerësim gjithë prokurorëve deri në fund të javës

12:23 | 25/09/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prokuroria shqiptare në gatishmëri, Adriatik Llalla porosi prokurorive në rrethe për procesin zgjedhor: Mbikëqyreni!

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, zhvilloi një takim me drejtuesit e prokurorive të të gjithë niveleve për të diskutuar mbi ecurinë e procesit të vlerësimit profesional të prokurorëve, në kuadër të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

Njoftohet se në bazë të këtij ligji, Prokuroria e Përgjithshme ka detyrimin ligjor që të mbështesë Komisionin e Vetingut për përmbushjen e një prej tre komponentëve të rivlerësimit të prokurorëve, i cili është aspekti profesional.

“Në takim, Prokurori i Përgjithshëm kërkoi dhe, më tej u ra dakord që, deri në fund të kësaj jave e konkretisht deri më datë 29.09.2017, të përfundojë vlerësimi profesional në kuadër të ligjit të Vetingut për prokurorët kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, si edhe për anëtarët prokurorë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”,  njofton zyra e Llallës.

Ndërkohë, po vijon me intensitet puna për përfundimin e rivlerësimit profesional të prokurorëve në Prokurorinë e Përgjithshme dhe të drejtuesve lokale të prokurorive në nivel Rrethi dhe Apeli.

Më tej, procesi vijon me rivlerësimin profesional për të gjithë prokurorët e Republikës së Shqipërisë.

Raportet e vlerësimit paraprak profesional do të hartohen nga një komision i posaçëm, i krijuar në Prokurorinë e Përgjithshme dhe do t’i vihen në dispozicion Komisionit të Vetingut, i cili do të ndjekë procedurat e mëtejshme të përcaktuara në ligj. (J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: adriarikllallambledhjeprokuroreve
Pas

Pas sherrit në PD, Valbona Mezini ikën larg. Mesazhi i fortë që jep për të gjithë

Para

Kush është Bashkim Mekolli, vrau gruan me sqepar dhe sot nuk shfaqi asnjë shenjë pendese (FOTO)

Para
Kush është Bashkim Mekolli, vrau gruan me sqepar dhe sot nuk shfaqi asnjë shenjë pendese (FOTO)

Kush është Bashkim Mekolli, vrau gruan me sqepar dhe sot nuk shfaqi asnjë shenjë pendese (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Intervista në Al Jazeera/ Presidenti i Iranit: Jemi gati për luftë me Izraelin, nuk e ndalim programin bërthamor

Në Gaza po vret edhe uria masive, 10 të vdekur në një ditë

“Bllokohet” Granit Xhaka, e ardhmja e mesfushorit shqiptar merr tjetër drejtim

Pritej si përforcimi i madh i Dinamos, Klaus Gjasula nis fazën përgatitore për sezonin e ri

Ekstradohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Shqipëri shtetasi shqiptar i kërkuar për vrasje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal

I nxehti përvëlues në Europë, 480 vdekje më shumë nga vapa se zakonisht gjatë sezonit të verës

SPAK i komunikoi akuzën, reagojnë avokatët e Veliajt: Arrestimi i paarsyeshëm, deri më sot prokuroria pa asnjë provë

Menaxhimi i plazheve, Rama publikon fotot: Çdo ditë në terren për të garantuar sezon të pastër turistik

Tragjike në Krujë, babai përplas aksidentalisht për vdekje vajzën 4-vjeçare

Digjet një makinë në autostradën Vlorë–Fier, shpëtojnë pasagjerët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.