04:38 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Llalla takim me Vasilin: Ështe shkelur ligji, prokurorët duhet të jenë të pranishëm kur asgjesohet droga!

10:25 | 21/04/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Llalla: T’u hiqet mandati kryetarëve të bashkive të Tepelenës e Poliçanit ( KËRKESË KQZ-së)

Kryetari i ILDKP Adriatik Llalla, gjate nje takimi mes krereve te Ministrise se Brendshme dhe drejtuesve te misionit PAMECA, ne hotel Sheraton.

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka pasur një takim këtë mëngjes me Ministrin e Drejtësisë Petrit Vasili. Takimi ka qenë në kuadër të bashkëpunimit instituicional kundër trafikimit të lëndëve narkotike.

Në fjalën e tij Llalla u shpreh se ka një numër shumë të lartë të rasteve që ende nuk janë zbuluar, si dhe droga që sekuestrohet nuk zbatohet sipas ligjit.

“Një ndër problematikat kryesore dhe çështjet më sensitive është dhe lufta kundër krimit të organizuar. Gjatë kësaj periudhe vijon të jetë tepër shqetësuese fakti se në vend vijon të kultivohen dhe trafikohen sasi të mëdha lëndësh narkotike. Problem tepër shqetësues të cilin institucioni ynë, posaçërisht Prokuroria e Krimeve të Rënda, kanë qenë të angazhuara me të gjitha mjetet e tyre.

Është shqetësues fakti se nga strukturat e tjera ligjzbatuese, të cilat kanë për detyrë të kontrollojnë territorin dhe verifikojnë këto raste, ka një përqindje shumë të ulët të autorëve të këtyre veprave penale. Kemi kontakte të vazhdueshme me institucionet e tjera përgjegjëse, por gjithsesi rezultatet e zbulimit të autorëve të veprave penale mbeten tepër të ulëta”, theksoi ai.

Më tej ai ndahu dhe një qetësim tjetër evident për Prokurorinë. “Problematikë tjetër mbetet mënyra e administrimit të provave materiale. Posaçërisht në rastin e lëndëve narkotike. Në mënyrë të vazhdueshme bëjnë publike të dhëna se çdo ditë sekuestrohen sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike, asgjësohen lëndë narkotike, ndërsa nga ana tjetër thuajse ka një mospërfshirje totale të prokurorëve në mënyrën sesi administrohen, sekuestrohet dhe asgjësohen këto lëndë narkotike.

Është detyrim ligjor i gjithsecilit prej nesh të verifikojë këto rastet, për të parë, verifikuar dhe vendosur para përgjegjësisë ligjore kur konstatohet se lënda narkotike dhe provat e tjera materiale asgjësohen në mënyrë jo të parashikuar nga ligji. Në të gjitha rastet, lënda narkotike ashtu si çdo provë tjetër do të asgjësohet në prani të Prokurorit. Ju rikërkoj që të gjitha rastet kur ka dyshime që provat materiale asgjëson në mënyrë të kundraligjshme të fillojnë hetimet nëse kjo lëndë narkotike apo çdo lëndë tjetër, provë materiale nuk asgjësohet ose administrohet në mënyrën e parashikuar në ligj të fillojnë hetimet dhe të vendosen para përgjegjësisë ligjore autorët”, tha Llalla.

Edhe më herët Llalla e ka ngritur shqetësimin e tij për mangësinë e bashkëpunimit mes policisë dhe prokurorisë në aspektin e luftimit të lëndëve narkotike.

Edhe ministri Vasili gjatë fjalës së tij e vendosi theksin te bashkëpunimi ndërinstitucional në mënyrë që të gjitha fenomenet që kanë të bëjnë me krimin të luftohen.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: Adriatik LlallaDrogapetrit vasilitakimi
Pas

DASH mesazh për zgjedhjet, Rama reagon menjëherë, i bën “share”: Kush gënjen?

Para

Shpërthen aktivisti ndaj politikanëve: Zhduuuuuuuukuuuuuuniiii! Ose zhdukuni ju që nuk reagoni

Para
Shpërthen aktivisti ndaj politikanëve: Zhduuuuuuuukuuuuuuniiii! Ose zhdukuni ju që nuk reagoni

Shpërthen aktivisti ndaj politikanëve: Zhduuuuuuuukuuuuuuniiii! Ose zhdukuni ju që nuk reagoni

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Britania dhe 24 shtete të tjera dënojnë vrasjen e qindra banorëve në Gaza

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet afër 96 lekë, USD 83 lekë

Britani e Madhe/ Shpallet fajtor kolumbiani për vrasje të dyfishtë pasi la trupat e çiftit gay në valixhe në urën e Bristolit

“Putin po të vjen radha”, senatori amerikan: Trump do të sfidojë 3 superfuqi botërore me zgjedhjen e pamundur

Man.City siguron portierin e ri, Guardiola bën zgjedhjen 60 milionëshe në horizont…

Bankat edhe më ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi, tavanet për huanë për blerje banesë do frenojnë kredinë

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Hamasi është përgjegjës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.