Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka kërkuar që të mos jetë subjekt i ligjit të Vettingut. Llalla ka konfirmuar për ‘Fax News’ se ka hequar dorë nga e drejta për tu emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
“Kam hequr dore nga e drejta qe me jep ligji per tu emeruar gjyqtar ne Apel, per rrjedhoj nuk mund ti nenshtrohem dhe procesit te vettingut”, ka thënë ai për ‘Fax News’.
Llalla bën pjesë në listën prej 56 personave që po kalon në filtrin e Vettingut, ende nuk dihen rezultatetet e këtij verifikimi.
Kryeprokurori Adriatik Llalla u largua në datën 7 dhjetor 2017, ndërsa në 18 dhjetor Kuvendi zgjodhi si ish-prokuroren e Shkodrës, Arta Marku në vend të tij, zgjedhje që u kundërshtua fort nga opozita.(B.H/Faxweb)