Kamerat e një droni kanë kapur aktivitetin e vullkanit Etna në Itali. Sic shihet, llava e nxehtë përfundon në pyjet me dëborë.
Etna është vullkani më aktiv në Europë, pasojat e të cilit ndjehen edhe në vendin tonë, ndonëse mijëra kilometra larg.
Sipas ‘Accuweather’ shpërthimi i Etnës do të ndikojë në të gjithë juglindjen e Europës ku përfshihen të gjitha vendet si: Jugu i Italisë, pjesa më të madhe e Shqipërisë, veriu i Greqisë, e gjithë Maqedonia, Juglindja e Kosovës, Jugu i Serbisë, e gjithë Bullgaria, Jugu i Rumanisë dhe Veriu i Turqisë. (M.D/ Shuplaka)