16:01 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Sulmet më bëjnë të qesh”, Sandër Lleshaj na qetëson të gjithëve për makinën luksoze: Nuk e kam blerë 100 milionë lekë, por 49 mijë euro. Vetë lëviz me një mjet të thjeshtë!

09:23 | 14/09/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Sulmet më bëjnë të qesh”, Sandër Lleshaj na qetëson të gjithëve për makinën luksoze: Nuk e kam blerë 100 milionë lekë, por 49 mijë euro. Vetë lëviz me një mjet të thjeshtë!

Prej ditësh ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është parë me një makinë luksoze, për të cilën në mediat online u tha se ka kushtuar nga 100 milionë lekë deri në 150 milionë euro.

E lidhur me këtë ka reaguar vetë ministri Sandër Lleshaj, i cili sqaron opinionin publik se makina ka kushtuar 49 mijë euro dhe se ajo është pjesë e funksionit të tij si ministër i Brendshëm apo grupit të shoqërimit.

Lleshaj shton se ai nuk ka mundësi që të blejë një makinë të tillë dhe vetë që prej një dekade lëviz me një automjet mëse të zakonshëm.

Në fund të postimit Lleshaj shkruan “nuk ka makinë për Sandër Lleshajn, por për shtetin; nuk ka makinë 100 milionëshe, por një makinë krejt normale, me çmim mëse të zakonshëm.”

“E njoh veten time, por edhe ata aq mirë, sa sulmet e tyre më bëjnë edhe të qesh.”- përmbyll Lleshaj.

Postimi i plotë: Po bëhen disa javë që disa portale ordinere dhe tutorët e tyre jo dhe aq periferikë, po përpiqen të mbajnë gjallë tymin e një mashtrimi skandaloz.

Sipas tyre, Ministri i Brendshëm paska blerë një makinë, që herë kushton 100 milionë lekë e herë arrin në 150 mijë Euro.

Aq shumë janë sforcuar për t’a përsëritur këtë mashtrim, sa ai ka mbërritur edhe tek disa qytetarë të nderuar, të cilët më kanë pyetur rreth të vërtetës.

Vetëm në respekt të tyre dhe jo në përgjigje të shpellave virtuale, po bëj këto sqarime elementare: Sandër Lleshaj si person ka në pronësi një automjet mëse të zakonshëm, që prej një dekade. Ai nuk e ka
as të mundur dhe as ndërmend të blejë një makinë të re;

Për shkak të funksionit shtetëror, Ministri i Brendshëm dhe grupi i tij i shoqërimit ka në përdorim disa automjete;

Po bëhen disa muaj që një automjet i dalë jashtë përdorimit është zëvendësuar me një të ri; Automjeti nuk ka kushtuar 100 milionë lekë, as 150 mijë Euro, sikundër përpiqen të infektojnë opinionin publik shpellat e dyshimta virtuale, por vetëm 49 mijë Euro;

Ky çmim, i cili është sa gjysma ose sa një e treta e atij që është hedhur në eter në mënyrë të paturpshme nga larot dhe tutorët e tyre, e bën të qartë përpjekjen kriminale për intimidim dhe për dezinformim publik;

Vetëm për krahasim, vlen të theksohet se vlera e automjetit të ri në përdorim të Ministrit të Brendshëm është e përafërt me vlerën e automjeteve të reja të vëna në përdorim të Policisë së Shtetit, në Tiranë dhe në të gjitha qarqet e vendit gjatë këtij viti, si pjesë e programit të modernizimit të saj.
E vërteta është kaq e thjeshtë. Nuk ka makinë për Sandër Lleshajn, por për shtetin; nuk ka makinë 100 milionëshe, por një makinë krejt normale, me çmim mëse të zakonshëm. Sigurisht që kjo tentativë për intimidim apo shantazh nuk do të mbetet pa përgjigje.

Larot virtualë dhe tutorët e tyre, që mundohen të qëndrojnë në errësirë, nuk janë të panjohur. Përgjigja për ta do të jetë në rrugë ligjore dhe gjyqësore.

Me këtë rast, dua të garantoj qytetarët dhe miqtë e mi se unë nuk e njoh as lëkundjen, as shmangien dhe as tërheqjen nga misioni im, që është shërbimi ndaj Shqipërisë.

Aq mirë e njoh veten time, sa tentativat mjerane për baltosje vetëm sa më motivojnë për të bërë më shumë kundër krimit, i cili ndonëse përpiqet të sofistikohet duke u bërë edhe virtual, nuk mund t’i shmanget goditjes që bëhet përditë më e fortë. E njoh veten time, por edhe ata aq mirë, sa sulmet e tyre më bëjnë edhe të qesh. (M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: makina luksozesANDER lLESHAJ
Pas

Një mësuese dhe sekretarja gjimnazit rezultojnë pozitive me Covid-19

Para

Nis keq viti i ri shkollor, prindërit i marrin mbrapsht në shtëpi fëmijët, ja arsyeja

Para
Nis keq viti i ri shkollor, prindërit i marrin mbrapsht në shtëpi fëmijët, ja arsyeja

Nis keq viti i ri shkollor, prindërit i marrin mbrapsht në shtëpi fëmijët, ja arsyeja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rrëzohet avioni në brigjet e Spanjës, policia nis kërkimim për dy personat që ishin në bord

Lufta në Gaza, Mbretëria e Bashkuar do evakuojë qindra fëmijë për t’iu ofruar kujdes mjekësor

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, vizitë zyrtare në Arabinë Saudite: Theksohet partneriteti strategjik për sigurinë

Lufta në Gaza, punonjësi i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze humb jetën pas një sulmi izraelit

Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Protesta pro refugjatëve në Angli, britanikët dalë në rrugë, thirrje qeverisë: Emigrantët janë të mirëpritur!

Lufta në Rripin e Gazës/ 6 të vdekur në 24 orët e fundit, shkak uria! OKB: Që nga maji, 10% e ndihmës ka mbërritur te civilët

Zelandë e Re, futi fëmijën 2-vjeç në valixhe gjatë udhëtimit, arrestohet 27-vjeçarja

Tragjedia në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ish-ministrat dhe të dyshuarit e tjerë lihen në burg

Marrëveshja për emigrantët në Gjadër/ Gjykata e Romës: E pamundur të garantohet e drejta për kujdes shëndetësor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.