Pas takimit që kryeministri Edi Rama pati një javë më parë me ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Policisë, Ardi Veliu dhe zyrtarë të tjerë të këtyre institucioneve, këtë të martë ministri Lleshaj ka mbledhur në një takim Ardi Veliun e drejtues të tjerë të policisë.
Në takim mësohet se ishin edhe zv.ministrat e brendshëm, kreu i Gardës së Republikës Gramoz Sako, kreu i policisë rrugore Mitat Tola, drejtori i Akadenisë së Sigurisë Bilbil Mema, drejtori i policisë kriminale Tonin Vocaj, zv.drejtoresha e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, si dhe drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit.
Takimi vjen vetëm një ditë pas protestës së 10 kombëtare të opozitës ndërkohë që kjo e fundit ka paralajmëruar se nuk do ti ndalojë ato deri në rrëzimin e qeverisë. Gjithashtu opozita e bashkuar ka deklaruar mbrëmjen e kaluar ka deklaruar se ditët dhe javët në vijim do të jenë shumë të ngjeshura dhe me lëvizje konkrete për zgjidhjen përfundimtare të krizës politike në vend.
Me shumë gjasë kjo ka qenë tema kryesore e takimit por nuk përjshtohet edhe ajo e kultivimit të bimëve narkotike. Ndërkohë ministry Lleshaj në përfundim të takimit në përgjigje të interesimit të lartë të mediave, tha se ishte një takim rutinë dhe asgjë më tepër.
(F.GJ/FAXWEB.AL)