Deputeti Lefter Maliqi than ë Fax News, gjatë një interviste me gazetarin Rezear Xhaxhiu se situata e kërkon që të bëhet edhe një protestë e 10-të kombëtare me të cilën ti tregohet botës forca e një populli që kërkon ndryshimin.
“Mendoj se duhet të bëhet edhe një protestë e dhjetë që t’i tregohet botës forcën e popullit dhe vendosmërisë që ka ai për ndryshimin”.
Ndërkohë ai sqaroi edhe një detaj për ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj për mënyrën se si Policia i menaxhon protestat duke u shprehur: “Kam një këshillë për ministrin Lleshaj! E ngatërron Ushtrinë me Policinë, janë dy gjëra të ndryshme zotëri, policia ruan rendin ndërsa ushtri është për çështje të tjera. Kjo është një ngatërresë e madhe që përdor edhe gaz lotsjellës dhe maska”, tha Maliqi në emisionin “Natë me Xhaxhiun”.
Maliqi tha se me 30 Qershor do të jetë në zonën e tij elektorale me të majtë e të djathtë.
“Ditën e dielë në orën dhjetë do të jem në zonën time. Me të majtë dhe të djthtë bashkë. Kam afrimitet dhe kam dëgjuar se edhe të majtët nuk janë të kënaqur. Mos ndodhte 30 Qershori sepse do të jetë ditë e keqe për mazhorancën, dhe ditë e keqe për disa qytetarë që do të përplsen. T’i thërrasi mendjes kalorësi të zbres në tokë dhe të gjejuë një rrugë për të shmangur përplasjet”.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/2312722679045565/
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post