Gjatë debateve në Komisionin Parlamentar të Medias ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili është thirrur për të dhënë shpjegime rreth incidenteve të ndodhura midis forcave të Policisë dhe studentëve protestues gjatë protestave të këtyre të fundit, tha se Policia ka ndërhyrë tek fakulteti Ekonomik pas një kërkese nga vetë institucioni.
Kjo ka nxitur reagimin e menjëhershëm të Kejdi Mehmetajt e cila e ka kundërshtuar deklaratën e ministrit. Ndërkohe që ky i fundit iu përgjigj: “Me ju do flas kur të mbaroni universitetin”.
Kja ka shkaktuar reagime të ashpra nga ana e deputetëve të opozitës të cilët e kanë quajtur këtë deklaratë si të papranueshme dhe pa etikë ku vetë deputetja Mehmetaj iu përgjigj se ajo ndryshe nga Lleshaj ka marrë dy mandate nga qytetarët.
Pjesë nga debati në Komision:
Lleshaj: Policia ka ndërhyrë tek fakulteti ekonomik pas një kërkese
Lleshaj–Mehmetaj: Me ju do flas kur të mbaroni universitetin
Mehmetaj– Lleshajt: Me arsimin tim nuk keni punë ju
Mehmetaj: Zoti ministër ndryshe nga ju unë kam marrë 2 mandate nga qytetarët
Mehmetaj: Komentet për deputetët matuni mirë përpara se ti bëni, se do mbani përgjegjësi