04:07 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Lleshi”, Manjani: Nëse sqarohet ky kusht, presidenti ta dekretojë. Vetë kryeministri, përtej sjelljes prej zuzari…

11:10 | 11/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Lleshi”, Manjani: Nëse sqarohet ky kusht, presidenti ta dekretojë. Vetë kryeministri, përtej sjelljes prej zuzari…

Ish-minnistri i Drejtësisë Ylli Manjani përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se “këshilla ime për Presidentin e Republikës është ta dekretojë Sandër Lleshin”.

Manjani shkruan se kushti i vetëm që duhet sqaruar është i plotëson apo jo kushtet e neneve 70 dhe 103 të Kushtetutës.

Nëse kjo gjë sqarohet mundësisht publikisht, atëherë Lleshi duhet dekretuar, pasi ço qëndrim tjetër e kompromenton rolin e presidentit.

Ndërsa vendimin e parë të Metës për mosdekretimin e Lleshit si Ministër të Brendshëm, Manjani e ka quajtur të drejtë “qoftë dhe për ti dhënë një shpullë arrogancës së Kryeministrit”.

Postimi i plotë:

Një këshillë e pakërkuar.
—————-
Po të më dëgjojë, këshilla ime për Presidentin e Republikës është ta dekretojë Sandër Lleshin.

Kushti i vetëm që duhet sqaruar është i plotëson apo jo kushtet e neneve 70 dhe 103 të Kushtetutës. Dmth është apo jo ushtarak aktiv që e bën Sandrin të pamundur të emërohet ministër.

Po u sqarua kjo gjë mundësisht publikisht, Sandri duhet dekretuar.

Çdo qëndrim tjetër e kompromenton rolin kushtetues të Presidentit. E përsëris të zyrtarit të vetëm që ende flet e sillet në bazë të Kushtetutës.

Mosdekretimi i parë ishte i duhuri, qoftë dhe për ti dhënë një shpullë arrogancës së Kryeministrit që shkarkon e propozon ministra me dy rrjeshta në teetter.

Ai mund të tallet me vartësit e tij, por jo me Presidentin e Republikës! Ndaj ai mosdekretim, qoftë dhe me motivin “nuk më bind” ishte i duhuri, pikërisht për faktin se nuk propozohet ndryshimi i ministrave me dy rrjeshta.

Vetë Kryeministri, përtej sjelljes prej zuzari jo zyrtari, më në fund ka dërguar një relacion spjegues. Pra e ka hequr tullën e arrogancës ku kishte hipur.

Tani mbetet për të verifikuar ka apo jo pengesa kushtetuese. Nëse pengesa nuk ka ose bien, gjykoj se Presidenti duhet ta dekretojë.

Nuk ka pse të lihet asnjë shije e pakëndshme në publik.

Këtu nuk është fjala për qeverinë po për shtetin.

Ndërkohë analiza politike dhe media duhet çliruar nga ky debat, për t’u fokusuar tek gjëra të tjera më të rëndësishme si Borxhi, investimet, korrupsioni, dhunimi i te drejtave ndaj shtetasve, varfëria e papunësia, arësimji e shëndetësia, integrimi dhe ekonomia.

Ka halle më të mëdha ky vend, me të cilat nuk po merret ASKUSH!

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: metaramaSander Lleshiylli manjani
Pas

U vendos në 100 vjetorin e Pavarësisë, Berisha reagon pas heqjes së “Shqiponjës” në Tiranë: Akt antikombëtar

Para

“Babë jam bërë moti more”, Gjiko flet për shtatzëninë e Elita Rudit

Para
“Babë jam bërë moti more”, Gjiko flet për shtatzëninë e Elita Rudit

"Babë jam bërë moti more", Gjiko flet për shtatzëninë e Elita Rudit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në kërkim të partnerëve tregtarë! Shqipëria përqendrohet në rajon, rrit shkëmbimet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Ja e-mail i cili ka mbërritur në adresën e Presidentes Osmani

Gara për Tiranën/ Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Ministri i Jashtëm kinez: Pekini respekton sovranitetin e Danimarkës në Greonland

Zjarri në shtëpinë e kryeministrit anglez, policia arreston të dyshuarin e tretë për ngjarjen

Aksident i rëndë në Itali! Kamioni përplaset me autobusin e mbushur me nxënës, vdes një mësues

Përfundon pas 2 orësh telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin/ Presidenti rus: Gati të punojmë për një Memorandum për Ukrainën përfshi armëpushimin

Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.