02:46 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lleshaj kërkon votën e deputetëve për aktin normativ ‘Anti-KÇK’: Është vendim unik dhe një recetë origjinale

11:01 | 05/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lleshaj interperlancë ‘urgjente’ në Kuvend: Nuk e kuptoj pse e quani kështu, jemi në momentin më të mirë historik

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka prezantuar ditën e sotme para deputetëve në Kuvend paketën Anti-KÇK e cila pritet të votohet ditën e sotme, ndërsa ka listuar detaje se çfarë përmban sipas tij ky akt normativ.

Lleshaj tha se ndryshe nga sa është aluduar, përmes këtij akti normativ Policia e Shtetit nuk merr kompetenca ndëshkuese, por parandaluese, dhe shtoi se është SPAK ai që do ti ndjek të gjitha dosjet që dërgon Policia.

Lleshaj ka pranuar se paratë e ardhura nga bota e krimit shpesh janë bërë aktive me pjesmarrjen në tendera, projekte publike etj, ndërsa theksoi se diçka tjetër që parashikon akti normativ është pengimi i kësaj por edhe lëvizshmëria e parave dhe personave të akuzuar për veprimtari kriminale nëpër shtete të tjera pa bërë deklarimin e pasurisë dhe justifikimin e saj.

Për Lleshajn, ky akt normativ bëhet jo vetëm si një përmbushje e kushteve të BE-së për integrimin, por për të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve, ndërsa e ka vlerësuar si një vendim unik dhe një recetë origjinale.

Pjesë nga fjala e Sandër Lleshajt në Kuvend:

Ne kemi përjetuar të gjitha anarkitë e famshme që thoshte Fan Noli dikur. Ky model ka shkatërruar jo vetëm shumë të rinj e të reja por edhe shumë bzinese. Në këtë mënyrë e gjithë shoqëria është vënë përpara një sfide të madhe. Fillimisht vjen pasuria, pastaj etja për pushtet, pastaj etja për për prestigj dhe kjo ka ndodhur, e kemi parë për vite me radhë. 

Ne mendojmë se ka ardhur momenti për një kthesë historike, modele që duhen shkatërruar që të mbijetojnë kështu siç janë. Për këtë qeveria ka miratuar aktin normativ për këtë çështje jo vetëm se na e kërkon BE dhe integrimi, por në radhë të parë se na e kërkon e ardhmja e fëmijëve tanë. Një vendim unik, dhe një recetë oprigjinale që vendos drejtësi për të gjithë ata që duan të punojnë në mënyrë të ndershme që pengohen nga ata që kanë zgjedhur modelin kriminal që josh dhe merr në qafë shumë të rinjë. 

Akti synon parandalimin e krimit dhe u zgjodh në zbatim të atributeve që Kushtetuta i njeh qeverisë, që plotësojnë dy kushte: Nevojë dhe emergjencë. Ne mendojmë se janë plotësuar këto dy kushte. Së pari është parë nevoja e emergjencës për shkak se reforma në drejtësi shkaktoi një situatë ku disa prokurorë dhe gjyqtarë kuptuan se për të kaluar vettingun nuk është e thjeshtë, dhe këtë grup e përbëjnë 50%. Ky parashikim pesimist prej tyre, që mbajnë përgjegjësi të mëdha për mosfunksionimin e drejtësisë në vend, të shikojnë fundin dhe kohën e mbetur ta shrytëzojnë për të bërë gjëra që kanë bërë gjithmonë. Kjo është mundësuar përmes dhënies së vendimeve përtej ligjit dhe logjikës. Mbi 28 raste janë provuar nga Policia e Shtetit, përmes këtyre vendimeve po lirohen elemente me precedent të rrezikshëm. Ndërkohë që Policia po dërgon drejt burgut elementë të tjerë të rrezikshëm, burgu po liron përmes vendimeve të drejtësisë persona me rekorde kriminale. Kështu këta persona po ushtrojnë ndikim dhe kriminalitetin në vend. Ne besojmë se për këto arsye kemi situatë emergjente.

E dyta përmes aktit normativ qeveria do të marri edhe përgjegjësi. Nuk ka asgjë për të ndarë me krimin, pro vetëm një qëllim, shkatërrimin e tij. Për t’iu hapur rrugë zhvillimit normal të vendit. Akti në thelbin e vet është parandalues, nuk është një instrument i ndjekjes penale sepse ka pasur një tentativë të qëllimshme duke bërë aludime. Kjo nuk është e vërtetë. Ky akt që kërkojmë sot miratimin tuaj, është akt normativ parandalues. Në këto kushte, së pari, akti parashikon që kushdo që është dënuar për një vepër të caktuar, me një vendim të formës së prerë në fushën e krimit të organizuar, duhet të paraqitet para vetëm një Gjykate, SPAK për të justifikuar, mbrojtur pasurinë ose të heq dorë prej saj.

Së dyti, Akti parashikon masa të karakterit parandalues personal, që policia kufizon lirinë e lëvizjes së tyre, bën verifikimin e parë, SPAK vendos. Këtu pamundësohet lirshmëria për të kryer veprat penale edhe jashtë vendit.

Së treti, ligji parashikon masa të forta parandaluese të karakterit ekonomik, të përfitojnë para publike përmes pjesmarrjes në licensa, projekte, duke kufizuar dukuri të rrezikshme, ku eksponenteve të krimit të organizuar u është dhënë mundësia të marrin pjesë në tendera.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: akti normativANTI KCKrecete origjinaleSander Lleshja
Pas

Detaje të rënda nga Këlcyra/ Përdhunohet nga 2 djem 19-vjeçarja, kishte pasur lidhje me njërin prej tyre, e shantazhonin me video

Para

Harry braktisi ofiqet dhe Anglinë, mbretëresha e thërret në takim dhe kyçen për disa orë me radhë

Para
Harry braktisi ofiqet dhe Anglinë, mbretëresha e thërret në takim dhe kyçen për disa orë me radhë

Harry braktisi ofiqet dhe Anglinë, mbretëresha e thërret në takim dhe kyçen për disa orë me radhë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.