13:53 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Llogaritë e Champions-it, ja sa ekipe sigurojnë kualifikimin dhe cilat eleminohen

17:23 | 06/11/2018
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fantastike/ Ndryshime në Champions League, leku letër për klubet shqiptare

Sot fillon raundi i katërt i ndeshjeve të Champions League dhe është momenti që llogaritë mund të bëhen më të thjeshta, gjithsesi pasqyra do jetë më e qartë pas ndeshjeve të sotme. Aktualisht janë 8 skuadra që nëse marrin rezultat pozitiv sot kualifikohen për më tej në mënyrë direkte, por janë edhe 10 skuadra të tjera që mund të bëjnë gati valixhet që në ndeshjen e sotme, shkruan SportPlus.

Grupi A
Sot – 18:55 – Menaco-Club Brugge
Sot – 21:00 – Atletico-Dortmund

Atletico Madrid pret në shtëpi Dortmund-in, nëse ekipi gjerman fiton edhe në “Wanda Metropolitana” matematika e lejon të festojë sepse siguron matematikisht vendin e parë në këtë grup. Në nuk fiton sot, i mjafton një barazim në ndeshjen e radhës për të siguruar kualifikimin. Përcaktues do të jetë fati sot për Monaco dhe Club Brugge që do të diskutojnë mes tyre vendin e tretë dhe të katërt.

Mund të kualifikohen: Dortmund dhe Atletico Madrid
Mund të eliminohen: Monaco dhe Club Brugge

Grupi B
Sot – 21:00 – Inter-Barcelona
Sot – 21:00 – Tottenham-PSV

Situatë e njëjtë si në Grupin A. Nëse Barcelona fiton sot siguron  matematikisht vendin e parë dhe kualifikohet për më tej, nëse jo i mjafton një barazim ndaj Tottenham ose PSV. Inter mund të kualifikohet direkt nëse fiton sot dhe Tottenham barazon ndaj PSV.

Tottenham duhet të fitojë patjetër sot ndaj PSV për të shpresuar në përballjen direkte me Inter në Angli.

Mund të kualifikohen: Barcelona dhe Inter
Mund të eliminohen: Tottenham dhe PSV

Grupi C

Sot – 18:55 – Crvena Zvezda-Liverpool
Sot – 21:00 – Napoli-PSG

Një ndër grupet më të hapura. Asnjë skuadër nuk mund të quhet e kualifikuar pas ndeshjeve të sotme. Crvena Zvezda mund të eliminohet sot nëse Liverpool fiton në Beograd.

Mund të kualifikohen: -?
Mund të eliminohen: Crvena Zvezda

Grupi D

Sot- 21:00 – Schalke-Galatasaray

Sot- 21:00 – Porto-Lokomotiv Moscow

Matematika nuk lejon asnjë skuadër të cilësohet si e kualifikuar, por Porto mund të sigurojë një vend për më tej nëse fiton sot ndaj skuadrës ruse dhe Galatasaray humbet ndaj Schalke. Lokomotiva duhet të fitojë për të mbajtur shpresat gjallë, barazimi do iu vlente vetëm nëse ndeshja tjetër nuk ka fitues.

Mund të kualifikohen: -?
Mund të eliminohen: Lokomotiv Moscow

Grupi E

Nesër – 21:00 – Benfica-Ajax

Nesër – 21:00 – Bayern-AEK

Një tjetër grup që mund të vendoset sot. Ajax dhe Bayern Munchen kualifikohen sot nëse arrijnë të fitojnë. Benfica eliminohet nëse humbin ndaj Ajax dhe Bayern fiton. AEK eliminohet direkt nëse humbet edhe sot, nëse barazon duhet të presë një humbje mes Ajax dhe Bayern për të shpresuar diçka.

Mund të kualifikohen: Ajax dhe Bayern Munchen
Mund të eliminohen: Benfica dhe AEK

Grupi F
Nesër – 21:00 – Manchester City-Shakhtar Donetsk

Nesër – 21:00 – Lyon-Hoffenheim

Manchester City mund të kualifikohet nëse fiton ndeshjen e raundit të katërt por duhet të shpresojë për një fitore ose barazim të Lyon, në të kundërt duhet të presë ndeshjen e radhës. Ndërkohë Hoffenheim eliminohet nëse mundet nga francezët e Lyon. Edhe Shakhtar mund të eliminohet nëse humbet ndaj City dhe Lyon fiton ndaj gjermanëve.

Mund të kualifikohen: Manchester City dhe Lyon
Mund të eliminohen: Hoffenheim dhe Shakhtar Donetsk

Grupi G

Nesër – 18:55 – CSKA Moska-Roma

Nesër – 21:00 – Plzen-Real Madrid

Humbja e Real Madrid në Moskë pengon zgjidhjen e këtij grupi. E vetmja gjë që mund të zgjidhet në këtë raund është eliminimi i Plzen nëse humbet ndaj Real Madrid, renditja e të tjerave do të vendoset në ndeshjet e ardhshme.

Mund të kualifikohen: -?
Mund të eliminohen: Viktoria Plzen

Grupi H

Nesër – 18:55 – Valencia-Young Boys

Nesër – 21:00 – Juventus-Manchester United

Tre fitore në tre ndeshje e kanë vënë Juventus në pozicion të privilegjuar dhe do e sigurojë kualifikim direkt nëse fiton ndaj United, por edhe nëse sfida Valencia-Young Boys përfundon në barazim.

Mund të kualifikohen: Juventus
Mund të eliminohen: -?

Pas

Përplasja Presidencë-Kryeministri, juristi flet për shkarkimin e Metës dhe funksionet e Sandër Lleshit

Para

Humoristi i njohur shkodran në gjëndje të rëndë në spital, gazetari apelon për ndihmë

Para
Humoristi i njohur shkodran në gjëndje të rëndë në spital, gazetari apelon për ndihmë

Humoristi i njohur shkodran në gjëndje të rëndë në spital, gazetari apelon për ndihmë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Etapa e III e Giro d’Italias/ Policia e Vlorës publikon masat: Ja rrugët që do të bllokohen

Shoferi 24-vjeçar humb kontrollin e motorit, përplas 70-vjeçarin

Zgjidhjet e 11 majit/ Materialet zgjedhore mbërrijnë në KZAZ Kukës, kryetari i komisionit: Gjithçka gati!

Kreditë me probleme ranë sërish lehtë në mars, prekin minimum të ri për 17 vitet e fundit

Kapja e 120 kg kokainë, 8 të arrestuar në Spanjë, mes tyre një shqiptar

Zgjedhjet e 11 majit “blindojnë” burgjet, masa të rrepta sigurie nga Policia e Shtetit. Mbi 3 mijë të dënuar me të drejtë vote

“Është kryevepër”/ Rama inspekton punimet e reja në aeroportin “Nënë Tereza”: Do jetë ndër më të bukurit e Europës

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura edhe të shtunën, më 10 maj/Lehtësim për qytetarët për tërheqjen e kartave të identitetit

Shkodër/Aksident mes dy motorësh në Unazën Lindore, plagoset 24-vjeçari

Greqi/ Shpërthen bombula e gazit, 15-vjeçarja shqiptare pëson djegie të rënda

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.