Kontrata e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA është futur në verifikim nga SPAK. Shifra prej 6 milionë dollarësh e kësaj kontrate dhe burimi i të ardhurave të financuesve, po verifikohen nga SPAK. Lëvizja e institucionit të drejtuar nga Altin Dumani, erdhi pas publikimit në media të kësaj kontrate.
Kontrata 6 milionë USD, e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, me kompaninë lobuese amerikane “Continental Strategy”, për të hequr damkën e rëndë që rëndon mbi Berishën.
Partia Demokratike ka reaguar me një deklaratë për shtyp në lidhje me lajmet që qarkulluan për lobimin pranë qeverisë dhe kongresit të SHBA përmes një kontratë që arrin shifrat e 6 milionë eurove. Sipas PD, ky lobim ka si synim bashkëpunimin me SHBA për të rivendosur demokracinë në Shqipëri, ndërsa financimi realizohet nga patriotë shqiptarë.