Presidenti I vedniot Ilir Meta në një intervistë për ‘Fax News’ është pyetur ndër të tjera edhe për artikullin e revistës amerikane ‘Mother Jones’ e cila shkruante se LSI kishte lobuar nëpërmjet një kompanie ‘offshore’ për figurën e tij.
Meta tha se nuk është personi i duhur dhe koha e duhur për të folur për këtë çështje pasi aim ban tani një pozicion tjetër në politikë. Megjithatë presidenti u shpreh se ai është një artikull absurd dhe I pambështetur në fakte.
“Mendoj se nuk gjeni personin më të përshtatshëm. dhe kohën më të përshtatshme për të bërë një pyetje të tillë. E refozoj përgjigjen se nuk ka të bëjë me funksionin që kam sot. Gazetarët kanë marrë një përgjigje nga kabineti. Mund të them se kam lexuar me vëmendje se përgjigjet e tyre. Kjo është një mashtrim për arsye pasi unë kam marrë pjesë së bashku me Petrit Vasilin me ftesë të organizatorëve të ceremonisë dhe është gjithcka e verifikueshme edhe me kamera se unë dhe Vasili nuk kemi pasur lidhje me rastin në fjalë. Unë kam qenë vazhdimisht në SHBA dhe kam marrë vlerësime nga autoritetet të larta. Gjithçka është është absurde dhe besoj se përgjigjia e zotit Sulçe ka qenë shteruese”, tha Meta. (B.H/Faxëeb)