12:52 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lobimi i PD-së në SHBA! Ja çfarë deklaron përfaqësuesi i lartë i revistës amerikane “Mother Jones”

21:25 | 27/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lobimi i PD-së në SHBA! Ja çfarë deklaron përfaqësuesi i lartë i revistës amerikane “Mother Jones”

Në mediet amerikane po zien lajmi i dënimit të lobistit të famshëm, Paul Manafort, i cili nuk është i vetmi lobist i vënë nën akuzë, si lobist që u shërbente rusëve nëpërmjet kompanive “offshore”. Një tjetër lobist, Nick Muzin shkaktoi vitin e kaluar një stuhi reagimesh ndaj Partisë Demokratike në Shqipëri, për financim të jashtëligjshëm nga rusët.

“Çështja e Paul Manafort tregoi sesi ai arriti të lobojë për vite në SHBA në emër të qeverisë ukrainase, duke pastruar parà që po merrte për ato veprimtari. Është e ngjashme me atë që ndodhi me Biniata Trade me Nick Muzinin dhe Shqipërinë. Nuk pati transparencë. Nëse dikush po përpiqet të blejë ndikim në SHBA për të ndikuar politikën këtu, ata lejohen ta bëjnë për sa kohë që bëhet haptazi. Një qeveri e huaj, një institucion i huaj, mund të vijë në SHBA e të thotë që duan të përhapin qëndrimin e tyre, por duhet të bëhet haptazi”, tha David Corn, shefi i zyrës së “Mother Jones” në Washington.

David Corn është shefi i zyrës në Washington i revistës amerikane “Mother Jones”. Ai është një nga 3 gazetarët e shkrimit investigativ që publikoi skandalin, sesi një kompani guaskë e lidhur me individë rusë kishte financuar lobistin Nick Muzin për të lobuar për Partinë Demokratike.

Një kompani guaskë është një kompani inaktive që ekziston vetëm në letër dhe nuk ka zyrë apo punonjës, por mund të ketë llogari bankare apo investime pasive. Kompani të tilla shërbejnë kryesisht për evazion fiskal, pastrim parash apo qëllime të tjera të fshehta.

E tillë është dhe “Binniata Trade”, kompania në qendër të investigimit të “Mother Jones”, një revistë me një tirazh prej më shumë se 200 mijë kopje.

Kjo revistë është themeluar si një organizëm jofitimprurës 43 vite më parë dhe deklaron se donacionet e lexuesve përbëjnë rreth 2/3-at e buxhetit të saj, çka i lejon gazetarët të gërmojnë në histori të rëndësishme dhe të raportojnë të lirë.

“Mother Jones” ka fituar 7 herë çmime kombëtare, përfshirë atë të vitit 2012 për mbulimin e parave të pista që financonin kandidatët në zgjedhje.

Pas betimit të presidentit Donald Trump, Nicolas Muzin, njohur shkurt si Nick Muzin, veteran i Partisë Republikane, vendosi të fillojë karrierën e tij si lobist.

Muzin, me origjinë kanadeze, i diplomuar në “Yale” për Drejtësi dhe me një diplomë të dytë nga Kolegji “Albert Einstein” i Mjekësisë, Muzin kishte pasur një sërë postesh politike, mes të cilave kishte qenë shefi i shtabit elektoral për senatorin republikan të Teksasit, Ted Cruz, dhe këshilltar i tij gjatë fushatës presidenciale brenda republikanëve të Cruzit.

Me fitoren e Trumpit brenda partisë, Muzin iu bashkua fushatës së manjatit republikan, madje nuk punoi me ekipin e tranzicionit për t’u rekrutuar në administratën e re të presidentit, por me sa duket nuk ia doli.

Në vend të kësaj, më 31 mars 2017 u regjistrua në Departamentin amerikan të Drejtësisë si “agjent i huaj”, pra lobist, dhe klienti i tij i parë ishte Partia Demokratike e Shqipërisë, megjithëse çuditërisht për një pagesë sa gjysma e tarifave normale.

“Muzin ka punuar për senatorin Ted Cruz, i cili kandidonte për president. Më përpara ai ka punuar për republikanët në Kongres, ndërsa për një kohë të shkurtër ka punuar edhe për fushatën e Trumpit. Por, ai është veçanërisht i lidhur me Ted Cruzin. Pra, Muzin ishte një prej anëtarëve të stafit të ngushtë dhe jo i vetmi, që më pas u bë lobist dhe që u angazhua në praktika të errëta lobimi, çka tregon hipokrizinë e asaj që Cruz predikonte gjatë fushatës”, tha Daniel Friedman, gazetar i revistës “Mother Jones”. /Top Channel

 

Etiketa: lobimi i PDmother jones
Pas

‘Spastrim’ total në Ambasadën Shqiptare në Athinë, shkarkohen 2 diplomatë karriere (Emrat)

Para

VIDEO/ Bëhet virale në rrjet, ambasadori rrëzohet duke u ngjitur në podium

Para
VIDEO/ Bëhet virale në rrjet, ambasadori rrëzohet duke u ngjitur në podium

VIDEO/ Bëhet virale në rrjet, ambasadori rrëzohet duke u ngjitur në podium

Discussion about this post

 



Të Fundit

Evakuimi i 5 shqiptarëve nga Izraeli, Ministria e Jashtme jep detaje: Kanë mbërritur në…

Irani i ashpër ndaj SHBA: Përfshirja juaj në konflikt do të çonte në luftë totale

Erdogan: Veprimet e Teheranit janë mbrojtje legjitime

“Sulmi ndaj Iranit me “ChatGpt?”/ Izraeli vite të tëra përgatitje, përdori spiunë dhe dronë inteligjentë

Një në katër emigrantë do të largohet nga Gjermania

Përshkallëzohet konflikti Izrael-Iran/ Papa Leo XIV citon Papa Françeskun: Lufta është gjithmonë një disfatë

Tjetër masakër në Gaza, ushtria izraelite vret 59 civilë pranë qendrave humanitare

Jeta vazhdon edhe në luftë/ Nëna sjell në jetë trinjaket në një spital nëntokësor në Iran

Kapet nga Policia Kufitare një shtetas në kërkim për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit

Zjarr në tre kontejnerë banimi në Shkodër, shërbimi zjarrfikës dhe policia në ‘luftë’ me flakët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.