23:11 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lobimi i PD-së në SHBA, Ristani: Për të fshehur zullumet e veta, qeveria akuzon kundërshtarin

17:02 | 27/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lobimi i PD-së në SHBA, Ristani: Për të fshehur zullumet e veta, qeveria akuzon kundërshtarin

Kryetari i Komisionit të Apelit në Partinë Demokratike, Arben Ristani deklaroi në studion e Televizionit Fax News se, deklaratat që kjo parti sponsorizohet nga lobimi rus janë për të fshehur zullumet e qeverisë.

Ai argumentoi se Lulzim Basha dhe zyrtarë të tjerë të PD-së, nuk janë thirrur në Prokurori për çështje të tilla të përfolura që kanë të bëjnë me lobimin rus, por janë thirrur lidhur me deklarimet që PD ka bërë në Komisioni Qëndror të Zgjedhjeve.

“Për të fshehur zullumet e qeverisjes përpiqet të ndërtojë akuza kundër kundërshtarit politik. Ne jemi thirrur në Prokurori lidhur me deklarimet që kemi bërë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dhe për asgjë tjetër. Ka patur disa insinuatata nga njerëz që unë nuk i njoh, dhe që nuk janë shqiptarë mbi lobimin por që nuk kanë të bëjnë me thirrjen që ka bërë Prokuroria e Përgjithshme. Partia Demokratike është një parti e cila ka sjellë demokracinë në këtë vend, është përpjekur  me të gjitha forcat e veta për të ndërtuar një shtet modern dhe ka zbatuar gjithmonë procedurat ligjore. Asgjë tjetër përveç atyre që kemi deklaruar nuk ka”.

Ristani shpjegoi edhe burimet e të ardhurave të Partisë Demokratrike duke thënë se tra janë kryesoret.

“Partitë parlamentare i marrin të ardhurat nga shteti, donacionet dhe kuotat e anëtarësisë. Gjithaçka kalon përmes një procesi të përcaktuar në ligj. Sigurisht që debarti I hapur dëmton imazhin, por tek e fundit ky është edhe qëllimi që synon kundërshtari politik, duke mbuluar defektet dhe zullumet e saj duke akuzuar opozitën. Unë besoj se problemi i çështjes është ai që vodhi, ai që grabiti, ai që dhunoi, dhe grabitësi i vetëm është pozita dhe Edi Rama”.

Ristani tha se deklaratat e eksponentëve të qeverisë se protesta e opozitës favorizohet nga lobimi rus është diskursi i hajdutit i cili sipas tij, “po kapet në veprën e tij kriminale dhe që e hedh fajin tek “roja” (opozita) sepse opozita në vetvete është një roje e demokracisë, duke i hedhur hi syve të njerëzve”.

Zyrtari i PD-së komentoi edhe deklaratat e presidentit Ilir Meta i cili përpara disa ditësh tha se për stabilitetin e vendit ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen, madje edhe jetën.

“Diçka e rëndë po ndodh përderisa presidenti bën deklarata të tilla si ajo që bëri përpara disa ditësh ku tha që për stabilitetin e vendit jo vetëm që jep dorëheqjen por është gati të japë edhe jetën. Gjë që duhet vënë në alarm për çdo kënd për situatën në të cilën ndodhet vendi dhe për atë çfarë po ndodh në këtë vend”.

Ristani foli edhe për axhendën e opozitës në ditët në vijim. “Në vijim do të ketë protestë të fortë, protestë të vazhdueshme, protestë të vërtetë. Dhe për këtë shkojnë përshtat fjalët e Migjenit që thoshte: “0, si nuk kam një grusht të forte, t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë grushti i opozitës dhe i qytetarëve shqiptarë do të jetë i fortë ndaj kësaj qeverie. Por kjo bëhet përmes pjesmarrjes sa më ta lartë”, tha në mbyllje Ristani.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/360512971218617/

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Arben Ristaniilir metalobimi rusprotesta e opozitesRRITHJA E PD NE PROKURORI
Pas

VIDEO/ Zbulohet lobimi i PD në SHBA për ambasadoren e re amerikane Kavalec

Para

U ndërtua pa leje, gjykata vendos që të shembet vila luksoze

Para
U ndërtua pa leje, gjykata vendos që të shembet vila luksoze

U ndërtua pa leje, gjykata vendos që të shembet vila luksoze

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëhet baba për herë të katërt

Katastrofë natyrore në Australi, përmbytjet shkaktojnë 5 të vdekur! Kryeministri Albanese: E tmerrshme humbja e jetëve!

Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

Francë/ ‘Blackout’ në Kanë, ‘sharrohen’ shtyllat e energjisë elektrike! Ngjarja ditën e fundit të Festivalit të Filmit, prokurori: Ishte sabotim!

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.