Ish kryeministri Sali Berisha, i ftuar në Fax News përballë gazetarit Bledian Koka është pyetur për finacimet ruse në fushatën elektorale të PD-së.
Berisha u shpreh se fushata për gjoja lidhje ruse elektorale të PD, është një trillim fund e krye i Ramës për të krijuar ngjashmëri me atë fushatë që është sot në SHBA kundër Trump, për të maskuar lidhjet e tij të cilat dora dorës do dalin në dritë, nafta dhe lidhje të tjera.
Meqë jemi te çështja ruse, PD është nën akuzë për financime ruse gjatë fushatës elektorale. Duket sikur një kompani me dy pronarë rus, Binniata, e ka ndihmuar zotin Basha të lobojë në SHBA dhe ka bërë pagesa në emër të PD. A keni një koment për këtë çështje?
Sali Berisha: Komenti im është ky. Fushata për gjoja lidhje ruse elektorale të PD, është një trillim fund e krye i Ramës për të krijuar ngjashmëri me atë fushatë që është sot në SHBA kundër Trump, për të maskuar lidhjet e tij të cilat dora dorës do dalin në dritë, nafta dhe lidhje të tjera. Por qëndrojmë këtu. Ajo që mund të them unë për këtë pyetje është se u them shqiptarëve me përgjegjësi të plotë se PD nuk ka patur asnjë kontratë me asnjë kompani ruse. PD nuk ka marrë asnjë qindrakë nga rusët. Dhe së fundi, PD nuk ka patur asnjë kontakt me rus biznesmenë apo të çfarëdo lloji tjetër. Kjo është e vërteta. Tjetra është një zhurmë me të cilën Edi Rama kërkoi të mbulonte 613 kg kokainë të ardhur tek klani e shumë gjëra të tjera. Kush i fryn fushatës pro ruse? Eshtë Soros një nga më kryesorët. Sepse Soros, për të justifikuar sulmet e egra që i bëhen thotë se këto mi nxit Putin. Nga i di unë këto? Po jua tregoj. Eshtë një deputet gjerman që quhet Flickenstein. Kam patur muhabet me të dhe prap ruaj një lloj respekti. Ky vjen një ditë në Tiranë dhe deklaron se Berisha me këto deklaratat që bën për Soros është e habitshme se ai është personalitet i fortë dhe jo i dobët që të bëj deklarata të tilla. Ky kishte dalë në listën e konfidentëve të Soros në Parlamentin Europian, dhe unë i përgjigjem dhe i them se Georgen mik mbaje por mos e dëgjo. Ky thërret dhe bën një takim me pesë shoqata të shoqërisë civile, që të pesta sorosiane, dhe u thotë të mos bëhen merak se ato deklarata që bën Berisha kundër Soros e shtyn rusët. Pra çfarë kuptova unë me këtë. Kuptova që kjo ishte një stisje sorosiane për të mbuluar veprimtaritë e tij antidemokratike që ai zhvillon në vendet ish komuniste.
Bledian Koka: Përtej stisjes sorosiane do të ketë një hetim federal për këtë..dhe nëse ky hetim nxjerr të kundërtën a duhet zoti Basha të shikojë pozicionin e tij në parti?
Sali Berisha: Hetimi federal është gjëja më e mirë. Edhe një herë them se PD nuk ka marrë asnjë qindarkë, rubël apo dollarë nga rusët kurrë.
Bledian Koka: I keni informacione personale këto?
Sali Berisha: Këto derisa i them ata që duan të besojnë, t’i besojnë. Nuk ka patur asnjë kontakt me asnjë rus. Nuk ka kontratë me asnjë kompani ruse.
Bledian Koka: As me kompani me aksionerë rusë?
Sali Berisha: Asnjë kompani ruse. PD nuk ka kontratë me asnjë kompani ruse. Unë kaq po them tani. Më vonë mund të dalin të dhëna të tjera të cilat do faktojnë të gjitha këtë fushatë të stisur nga Rama për të shpëtuar veten, që në të vërtetë e në thelb është kontigjent kryesor i politikës ruse në Shqipëri dhe rajon.
(M.Q/Faxweb)