Ish kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka folur për Kryeministrin Rama, duke mbajtur qëndrim e tij mos pranues mbi sjelljen aktuale të Kryeministrit.
I pyetur për skandalin e investiguar nga mediat amerikane lidhur me lobimin rus në SHBA dhe për rolin e Lulzim Bashës, Berisha nuk ka dhënë një përgjigje në lidhje me këtë temë.
Berisha ka folur për sekuestrimin e drogës në Durrës dhe ka thënë se Kryeministri, të cilin deputeti e quajti Noriega e krimit, i mbulon ato.
‘“Fatmir Xhafaj ka tashmë peng Edi Ramën. Ai i futi thikë pas shpine me atë deklaratën në twitter ditën që u kap droga (tha se operacioni u bë me ndërkombëtarët dhe më pas e mohoi duke thënë se e kapi policia jonë). A keni parë ju çfarë bëri dje, pasi Xhafa i futi thikën pas shpine, Rama vendosi në facebook statusin e ministrit? Një kryeministër që poston deklaratat e ministrit!! Kjo është për mua çështja e të gjitha çështjeve. Edi Rama do të tymnojë këto fakte. Shumë shpejt do të dalë e verteta për Noriegen e Ballkanit”A mund të imagjoni një Kryeministër që vendos në fb statusin e Xhafës? Kjo është për mua është çështja e të gjitha çështjeve. A i patë në lajme episodet e fundit ku detet dhe portet shqiptare, janë bërë rrugët kryesore të drogës drejt Europë? Noriega i krimit, Rama përpiqet të mbulojë këto zhvillime që do të shënojnë fundin e karrierës së tij’, është shprehur Berisha.
(M.Q/Faxweb)