LSI ka reaguar pas intervistës dhënë për Zërin e Amerikës të njërit prej autorëve të shkrimit në revistën amerikane “Mother Jones”.
Në reagimin e këshilltarit për mediat të LSI-së Shaban Sulçe thuhet se herën tjetër kur kolegu Friedman dhe MotherJones të kenë pyetje të dërgojnë gjithashtu dhe përgjigjet që ata duan në mënyrë që të konfirmohen, duke ironizuar kështu deklaratat e Friedman.
“Lidhur me deklaratat e kolegut të MotherJones, Dan Friedman në intervistën e tij për Zërin e Amerikës, dëshirojmë të themi se herën tjetër kur kolegu Friedman dhe MotherJones të kenë pyetje të dërgojnë gjithashtu dhe përgjigjet që ata duan, në mënyrë që ne vetëm t’i konfirmojmë,” shprehet LSI.
(B.H/Faxweb)