05:17 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

“Lobisti më i ri i Edi Ramës”, cilin ish-kongresmen po denoncon Partia Demokratike?

23:56 | 18/07/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas deklaratave të Metës, vjen reagimi i parë nga PD-ja

Partia Demokratike ka denoncuar sot përmes një njoftimi për mediat, se një ish-kongresmen është shfaqur sot haptazi si “lobisti më i ri i Edi Ramës”.

Pavarësisht se në njoftimin e PD-së nuk përmendet emri i kongresmenit, kujtojmë se kjo deklaratë vjen fill pasi ish-kongresmeni amerikan Jozef  DioGuardi, gjatë një interviste të ditëve të fundit renditi arsyet që sipas tij i dhanë fitoren Rames në zgjedhje.

“Ky ish-kongresmen, teksa flet për Shqipërinë, nuk përmend në asnjë fjalë drogën, krimin, korrupsionin dhe shitblerjen masive të votave, fakte që i di e gjithë bota. Pse nuk i përmend? Shumë e thjeshtë.

Se është në shitje, dhe është blerë pikërisht nga këto para të pis​ta, siç janë blerë jo pak lobistë të tjerë nga Edi Rama, në Bruksel, Berlin e Uashington.”, akuzon PD.

Kujtojmë se DioGardi është shprehur se shqiptarët kanë parë te Rama alternativën e vetme.

“Ju keni jetuar në Shqipëri apo jo? Përse njerëzit votuan për të? Nëse ata menduan se Rama nuk mbajti premtimet për katër vjet, përse ai mori mandatin e dytë, me aq shumë vota aq sa nuk ka nevojë për koalicion. Ky mbase është mendimi juaj dhe i shumë njerëzve të tjerë, por ndoshta shumica e njerëzve e sheh atë si alternativën më të mirë krahasuar me qeverisjet paraardhëse, të cilat nuk e donin reformën në drejtësi. Ju e dini që kryetari i qeverisë paraardhëse, thuhet se ka bërë miliarda dollarë me të bijën dhe të birin. Si i bëri ai ato para? Nga paga e tij në qeveri? Kjo nuk është e drejtë.

Unë mendoj se të gjithë politikanët duhet të deklarojnë vlerën e shtëpive të tyre dhe se sa para kanë në banka, ashtu siç bëjmë ne këtu në SHBA, në mënyrë që njerëzit ta dinë se paratë e taksave të tyre nuk shkojnë për qeveritarët apo për njerëzit e partive të tyre, por po shkojnë te qytetarët. Ne do ta vëzhgojmë nga shumë pranë punën e qeverisë së re dhe të kryeministrit Rama dhe do të sigurohemi që do të mbajë premtimet. Unë ju siguroj për këtë sepse dua ta shoh Shqipërinë si një shtet që rritet ekonomikisht prej investimeve, jo prej tutelës së politikanëve apo miqve që kanë njohje. Është e nevojshme të krijojmë vende të vërteta pune për shqiptarët në shtetin mëmë dhe mbase ato do të përhapen përtej kufijve te shqiptarët në Maqedoni, Kosovë, Preshevë dhe Malin e Zi. Kjo është ajo çka kemi nevojë dhe shpresoj që kjo do të ndodhë dhe do ta ndjek çdo gjë nga shumë afër.”, është shprehur DioGuardi

NJOFTIMI PËR MEDIAT

Një ish-kongresmen është shfaqur sot haptazi si lobisti më i ri i Edi Ramës. Nga mungesa e skrupujve, duket se është paguar mirë.

Ky ish-kongresmen, teksa flet për Shqipërinë, nuk përmend në asnjë fjalë drogën, krimin, korrupsionin dhe shitblerjen masive të votave, fakte që i di e gjithë bota. Pse nuk i përmend? Shumë e thjeshtë.

Se është në shitje, dhe është blerë pikërisht nga këto para të pis​ta, siç janë blerë jo pak lobistë të tjerë nga Edi Rama, në Bruksel, Berlin e Uashington.

Kjo është skema e Edi Ramës, të blejë gojë që flasin për të jashtë, dhe të blejë varfërinë e shqiptarëve kur vjen dita e zgjedhjeve. Sa mendon se do shkojë kështu? Jo shumë larg, askush s’ja ka dalë të mbajë pushtetin me para droge, krimi dhe korrupsioni. (D.D/Shhuplaka)

Etiketa: partia demokratike
Pas

Fëmijët tuaj nuk kanë durim për të pritur? 3 metodat që duhet të ndiqni

Para

SHTYPI I DITËS 19/07/2017

Para
Shtypi i ditës 05/12/2016

SHTYPI I DITËS 19/07/2017

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.