Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka lajmëruar ditën e djeshme se është vendosur logoja e re për 100 vjetorin e Tiranës si kryeqytet.
Logoja e cila paraqitet me ngjyra të ndryshme duke formuar emrin e Tiranës, dhe që sipas Veliajt u votua mbi 35 mijë herë në votimin që u krye online.
Mirëpo duket se kjo logo ka një ngjashmëri shumë të madhe me atë të përdorur shumë vite më pare në amerikë, gjatë fushatës Truman.
I njëjti dizajn shihet se është përdorur në të dyja fotot, dhe padyshim në mend na shkon se edhe kësaj here Bashkia e Tiranës krenohet me një projekt të vjedhur. Ishte bloggeri Olti Curri ai i cili vuri re ngjashmërinë duke shkruar në Facebook:
“Logo e Bashkise se Tiranes e kopjuar ?! Mire Barak Obama kopjonte Lalin ne fotot e tij po edhe logon na e kophuan!! Hahahhaahaha”